“Merkel duhet të largohet, sepse vëtëm kështu Gjermania dhe i gjithë kontinenti i udhëhequr prej saj mund të shmangin një çmim edhe më të lartë si pasojë e çmendurisë së saj të idealeve dhe principeve fisnike”.
Me këtë argument prestigjozja amerikane “New York Times” ka kritikuar ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel në një artikull që e përshkruan Gjermaninë si vend “në buzë të greminës”.
Sipas Ross Douthat, autor i editorialit, strehimi pa limit i klandestinëve nga kancelarja gjermane është një çmenduri.
Douthat thotë se “skenari i romanit të Michel Houellebec që përshkruan botën nën pushtetin e islamit ka shumë gjasa që të materializohet pikërisht në Gjermani”.
Kritikat për Merkel vijnë pas sulmeve seksuale gjatë natës së ndërrimit të viteve në Këln të Gjermanisë.