Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times/ Kosova mes demokracisë amerikane dhe vehabizmit saudian

2016/05/21 at 9:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A

Në një shkrim për rritjen e radikalizmit në Kosovë, Carlotta Gall, ka hedhur paralele mes angazhimit amerikan për të krijuar një shtet demokratik në Kosovë dhe rrjedhjet e parave saudiane për të radikalizuar muslimanët. Në vijin keni shkrimin e saj për të përditshmen amerikane, të përshtatur nga botasot.info.


Çdo të premte, vetëm pak metra larg skulpturës së Bill Clinton, burra me mjekra shikohen të gunjëzohen përpara xhamive të improvizuara që dikur shërbenin për tregti. Xhamia është njëra ndër ato të financuara nga Arabia Saudite për të përhapur vehabizmin – ideologjia konzervative që dominon Arabinë Saudite – prej 17 vitesh prej kur intervenimi me udhëheqje të SHBA-ve çliruan Kosovën nga tirania serbe.

Prej atëherë – më shumë sesa koha e atëhershme e vëzhgimit amerikan – paratë dhe ndikimi saudian e kanë kthyer vendin e dikurshëm tolerant në një burim të ekstremizmit islam dhe të xhihadistëve, përcjell botasot.info lajmin e të përditshmes amerikane.

Në dy vitet e fundit në Kosovë janë identifikuar 314 persona të lidhur me radikalët, mes tyre edhe me sulmet vetëvrasëse, prej të cilëve 44 gra dhe 28 fëmijë. Vendi i vogël ballkanik ka numrin më të madh të pjesëmarrësve në Shtetin Islamik për kokë banori në Europë. Ata janë radikalizuar falë hoxhallarëve që predikojnë ekstremizmin me financimin e parave të rrjedhura nga disa vende të gjirit persik. Këto kanë shfrytëzuar rrjetet labirinthe, persona individual dhe ministra qeveritarë.

“Ata promovojnë Islamin politik,” thotë Fatos Makolli, drejtori i policisë anti terrorizëm në Kosovë, duke shtuar se ata financojnë edhe literaturë selefiste.

Pas dy vite investigim janë arrestuar 14 imamë, akuzuar 67 persona dhe mbyllur 19 organizata muslimane, të dyshuara për mbështetje të terrorizmit dhe që nuk kanë qenë konform Kushtetutës. Disa sosh janë dënuar me dhjetë vite burg, ku dënimet e fundit kanë ardhur këtë të premte.

Bëhet fjalë për vendin me 1.8 milion banorë që pak kohë më parë ishte shteti me shoqërinë muslimane më pro-amerikane në botë. Amerikanët ishin të mirëseardhur pas bombardimit në 1999 duke ia sjellë edhe pavarësinë Kosovës.

Por në kohën kur amerikanët mundoheshin të krijonin një shtet demokratik, saudianët panë vendin e ri për të përhapur vehabizmin.

“Nuk ka evidence se ndonjë organizatë ka dhënë para për të shkuar në Siri,” thotë zotëri Makolli. “Çështja është se shumë sosh kanë promovuar dhunën dhe xhihadizmin në emër të mbrojtjes së Islamit.”

Kosova tani ka 800 xhami, prej të cilave 240 janë ndërtuara pas luftës, shumica për të indoktrinuar të rinjtë. Imamët e moderuar nuk shikohen më sy të mirë dhe një strategji të ngjashme Arabia Saudite ka kryer rretheqark botës.

Sipas WikiLeaks në 2015 vetëm në Nju Delhi ka 140 thirrës muslimanë të mbështetur nga Arabia Saudite. Kjo vërehet edhe në Kosovë ku pas proselitizmit të thirrësve saudianë, shumë gra muslimane refuzojnë të shtrëngojnë duart me burrat, ndërsa është rritur edhe dhuna kundrejt akademikëve, gazetarëve dhe politikanëve. Dhuna etnike e regjionit të Ballkanit, tani mund të transformohet në dhunë fetare.

Mbërritja e misionarëve

Në vijim gazeta merr shembullin e imamit nga Podujeva, Idriz Bilalli (52), i cili ka mirëpritur ndihma për vendin e 90.000 banorëve. Kjo kryesisht për të ndihmuar xhamitë e bombarduara nga regjimi jugosllav që dogji 218 të tilla. Megjithatë zotëri Billali pa rrezikun e infiltrimit, kjo kryesisht pas arsimimit të 200 të rinjve nga Kosova në shkollat e Arabisë Saudite.
“Fillimisht ata pranojnë në gjirin e tyre anëtarë të rinj, ndërsa më pas i bombardojnë me ide radikale,” thotë ai përcjell botasot.info. “Qëllimi i tyre është të krijojnë konflikte mes njerëzve, ndërsa më pas mund të ndodh ajo që është duke ndodhur në vendet arabe, si pasoje e ideve konfliktuale.”
Në vijim tregohet historia hanefite dhe e dervishëve, një degë e islamit liberal që ka ndjekur Kosova me shekuj, por e papranuar për besimin e vehabistëve.

“Personat që ishin shumë nevojtarë, nuk kishte mundësi të mos i bashkangjiteshin atyre,” thotë Ajnishahe Halimi, politikane, duke nënkuptuar njëherësh edhe format e keqpërdorimit të besimit me anë të parave.

Në Gjilan gazeta merr shembullin edhe mes imamit të moderuar Enver Rexhepi dhe Zekerija Qazimit, ku ky i fundit e ka larguar edhe flamurin shqiptar si pjesë e idhujtarisë. Megjithatë Rexhepi e ka vendosur përsëri atë mbi xhami. Ndërsa si radikal cilësohet edhe imami i Prishtinës Fadil Musliu.

Në fund shkrimi përmbyllet me disa histori familjesh nga Kosova që janë ndarë me fëmijët e tyre për shkak të radikalizmit.

Më mirë është të më vjen i vdekur sesa i gjallë, e dërgova birin për të studiuar dhe jo për luftë, thotë një fermer i varfër, Shemsi Maliqi, për New York Times që e kishte dërguar djalin në Egjipt për studime, ndërsa sipas gjitha gjasave tani ndodhet në Siri. /Bota sot

ko1

ko2

ko3

ko4

ko5

ko6

ko7

ko8



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Dekriminalizimi/”Gënjeshtari i parë?!Bashkiaku i Pustecit:Ja e vërteta ime

Dekriminalizimi/"Gënjeshtari i parë?!Bashkiaku i Pustecit:Ja e vërteta ime

Kupa e Anglisë/ “Mrekullia” e Ligard shpëton sezonin e Man.Utd

Kupa e Anglisë/ "Mrekullia" e Ligard shpëton sezonin e Man.Utd

E fundit/ Bayern Munich mund Borusian në finalen e Kupës

E fundit/ Bayern Munich mund Borusian në finalen e Kupës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com