Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times fjalë negative për Hotelin Grand në Prishtinë: “Tmerr i vërtetë”

2018/03/02 at 5:09 PM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
New York Times fjalë negative për Hotelin Grand në Prishtinë: “Tmerr i vërtetë”

Një reporter i të përditshmes amerikane New York Times i ka kushtuar një shkrim të gjatë hotelit shtetëror Grand në Prishtinë. Ai e ka vlerësuar atë si negativ dhe si shërbimin më të keq në eksperiencën e tij.


Hoteli Grand, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ofendohet në internet, shkruan The New York Times në një postim të sajin në Instagram. “I tmerrshëm”, “rrënojë” dhe “tmerr i vërtetë”, “Ndoshta më i keqi ku kam qëndruar ndonjëherë”, janë disa nga etiketimet që përmend prestigjozia amerikane.
Por, menaxherët janë indiferent dhe nuk duken të shqetësuar nga të sharat ‘online’, thotë NYT. Gazeta tregon se si “ata nuk pranojnë rezervime përmes internetit, e madje mezi ofrojnë qasje në internet; hoteli i tyre nuk ka as postë elektronike”.
“Shembull i terheqjes moderne kur kjo pjesë e Ballkanit ishte ende pjesë e Jugosllavisë së dikurshme, Grandi, pronë e shtetit, ka marrë në te poshtë aq të madhe, saqë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zakonisht mbështetës i fortë i çdo gjëje që vendi ofron, e ka vështirë të gjejë ndonjë fjalë të mirë për ta thënë për të”, shkruan me tej gazeta.
“Unë nuk mendoj se ai është hoteli më i keq në botë, por kjo për faktin se bota është shumë e madhe”, ka thënë Thaçi për NYT, duke shprehur mosbesimin e tij kur gazetari Andrew Higgins i kishte thënë se po qëndronte aty.
Menaxheri i përgjithshëm i Grandit, Rrahim Fazliu, ka pranuar se hoteli mbase më nuk e meriton vlerësimin prej pesë yjesh që e ka marrë kur është ndërtuar më 1978, shkruan NYT.
Gazeta tregon se ai ka vlerësuar se, “me pak ndryshime”, Grandi mund të bëhet “simbol i suksesit”, për një vend që, siç thotë NYT, “ende nuk po arrin të mbahet mirë, gati 20 vjet pasi një fushatë bombarduese e NATO’s theu kontrollin e Serbisë në rajonin e trazuar”. Grandi është “pasqyrë e Kosovës”, ka thënë Fazliu për NYT.

 

The Grand Hotel in Pristina, Kosovo, is regularly reviled in internet reviews. Here’s a sample: “disgusting,” “a ruin” and “an absolute horror. Probably the worst I have ever been at.” But the managers seem unfazed by the online abuse. They don’t take web bookings and barely offer access to the internet; their hotel has no email account. The state-owned Grand has gone into such a steep decline that even Kosovo’s president, Hashim Thaci, usually an eager booster of everything his country has to offer, struggles to find anything nice to say about it. “I don’t think it is the worst hotel in the world, but that is because the world is very big,” the president said. The Grand’s general manager, Rrahim Fazliu, conceded that the place perhaps no longer deserved the 5-star rating it has claimed since it was built in 1978. But, he insisted, “with a bit of makeup” it can become a “symbol of success” for a country still struggling to find its stride nearly 20 years after a NATO bombing campaign broke Serbia’s grip on the unruly region. The hotel, Rrahim added, was a “mirror of Kosovo,” and the image reflected there these days is decidedly less alluring than what had been hoped for when it achieved freedom in 1999. @lauraboushnak took this photo of a room on the 12th floor. (Only 2 floors of the Grand are now open to guests.) Swipe left to see more photos, and visit the link in our profile to read more.

A post shared by The New York Times (@nytimes) on Mar 1, 2018 at 7:25pm PST

NYT tregon se “Imazhi i pasqyruar këtu këto ditë është dukshëm më pak joshës se ishte shpresuar, kur vendi kishte arritur lirinë më 1999”, shkruan gazeta akerikane. “shërbimi është minimal, por të mos thënë s’ekziton; holli prej mermeri kundërmon erë cigaresh; ndërsa shtrojat e gjelbra, që mbulojnë dyshemenë, janë me njolla e të grisura. Pastaj, ka edhe bubrreca”.
Megjithatë, shkruan gazeta, Grandi meriton recensione më të mira sesa ato që i merr në internet. Dhomat, thotë NYT, mbahen relativisht të pastra, dhe ofrojnë ujë të ngrohtë, herë pas here.
Presidenti, i cili ka vetëm kujtime të këqija nga hoteli në të kaluarën, dhe të cilit i vjen keq për gjendjen e tij aktuale, ka plane të mëdha për të ardhmen e tij, shkruan gazeta.
“Mbase mund ta ndërtojmë një Kullë Trump këtu”, ka sugjeruar Thaçi. NYT shkruan se Grandi është vënë në shitje më 2006, si pjesë e një programi për privatizimin e pronave të ish-Jugosllavisë.“Ai është blerë nga një kompani e dyshimtë lokale, e cila ka paguar vetëm 8 milionë euro, por ka premtuar, si pjesë e marrëveshjes, se do të investojë edhe 20 milionë euro në të”, tregon NYT.Investimi i premtuar kurrë nuk u bë, raporton e përditshmja njujorkeze, dhe më 2012 Agjencia Kosovare e Privatizimit anuloi shitjen – dhe i mbajti paratë që i mori.
“Planet për të gjetur një tjetër blerës më pas u frenuan në një betejë të gjatë ligjore, pasi Behgjet Pacolli, miliarder zviceran, me origjinë nga Kosova, i cili tani është ministër i Jashtëm i vendit, paralajmëroi se kompania e tij po e padiste qeverinë për shitjen e parë”, raporton NYT.
“Hoteli tani është në likuidim, dhe asetet e tij, që përfshijnë një koleksion të vlefshëm të artit modern, do të vihen në shitje ose do të çohen në ndonjë muze, në mënyrë që të mund të gjendet një blerës i ri, dhe që hoteli të rinovohet prej zeros”, shkruan gazeta.
Pacolli sipas NYT, vlerëson se për t’a bërë Grandin madhështor përsëri, do të duhen të paktën 50 milionë euro. Ky hotel, sipas tij, mbase nuk është më i keqi në botë, por gjendet nga fundi. “Është vërtet i tmerrshëm”, ka thënë ai për NYT. /opinion.al

Etiketa: Hotelin Grand në PrishtinëNEW YORK TIMES


Ju sugjerojmë

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore
Aktualitet

Rama e etiketonte Berishën si “buf”, OSBE-ODHIR: Sulme personale gjatë fushatës

23 Tetor, 2025 12:15 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Aktualitet

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…

23 Tetor, 2025 12:09 pm
Para
Pamela Anderson sapo bëri deklaratën që i konfuzoi të gjithë: Vladimir Putin më ftonte shpesh në Moskë

Pamela Anderson sapo bëri deklaratën që i konfuzoi të gjithë: Vladimir Putin më ftonte shpesh në Moskë

E fundit/ Kanosi me pushkë shokët në gurore, arrestohet në flagrancë 21 vjeçari

Udhëtonin në Golfin e mbushur me drogë, policia përplas automjetin dhe ndalon 2 persona

Zbulohet vendvarrimi 7 mijë vjeçar nën det

Zbulohet vendvarrimi 7 mijë vjeçar nën det

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
23 Tetor, 2025

Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte...

Lexo më shumë

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
23 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga...

Lexo më shumë

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
23 Tetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për zhdukjen misterioze të një prej emrave më të përfolur në botën...

Lexo më shumë

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
23 Tetor, 2025

Lituania, anëtare e NATO-s, ka thënë se dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën e saj ajrore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com