Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama deklaron se ndodhen përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash por me rreziqe e të papritura.
Ndërsa reagimet dhe komentet e bëra në këtë situatë, ai i quan “lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike”.
“MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, shkruan Rama.