Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Netëqëndrimi i turistëve 2-fishohet në prill; rreth 11% e të huajve rrinë në hotel

2023/06/20 at 8:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Netëqëndrimi i turistëve 2-fishohet në prill; rreth 11% e të huajve rrinë në hotel

Ecuria e mirë e turizmit këtë vit po reflektohet dhe në rritjen e netëqëndrimeve të pushuesve të huaj.

Të dhënat e INSTAT për srukturat akomoduese bënë të ditur se në muajin prill numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 55,6%, në krahasim me Prill 2022. Rritja më e lartë ka qenë tek të huajt me 85.6% dhe e rezidentëve me 26,5%;

Edhe numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 81,0 %, në krahasim me Prill 2022, ku zgjerimin më të lartë e ka shënuar numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident me 94,9%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 62,6%;

Gjatë muajit Prill 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 55,6%, krahasuar me Prill 2022.

Numri i vizitorëve jo- rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 88,7%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 88,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 80,1%.

Në muajin Prill 2023, numri më i lartë i vizitorëve, sipas INSTAT rezulton:

– sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (56,5%);

-sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (58,7%);

– sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,7%).

Gjatë muajit Prill 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 81,0%, në krahasim me muajin Prill 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 2,1 herë.

Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 88,8%.

Rritet shfrytëzimi i dhomave, por 10% e turistëve rrinë në hotele

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 13,5%, kundrejt 10,2% që ishte në muajin Prill 2022.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16,8%, kundrejt 9,4% që ishte në muajin Prill 2022.

Gjithsej u shënuan rreth 68 mijë netëqëndrime në strukturat akomoduese sipas INSTAT.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se në prill hyjnë në vend gjithsej rretj 614 mijë shtetas të huaj. Nga të dhënat rezulton se rreth 11% e turistëve rrinë në hotele të paktën një natë./Monitor

Ju sugjerojmë

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
Kryesore

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

21 Nëntor, 2025 9:42 am
Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
Aktualitet

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

21 Nëntor, 2025 9:40 am
Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
Kryesore

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

21 Nëntor, 2025 9:38 am
Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

21 Nëntor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 21 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

21 Nëntor, 2025 8:27 am
Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Para
Kievi zmbraps një sulm ‘masiv’ me dronë

Kievi zmbraps një sulm ‘masiv’ me dronë

U gjetën të mbjella 500 fidanë kanabis në Krujë, vihet në pranga 52-vjeçari

U gjetën të mbjella 500 fidanë kanabis në Krujë, vihet në pranga 52-vjeçari

DEFENDER 23: Pengesë kundër kërcënimeve ndaj paqes në Evropë

DEFENDER 23: Pengesë kundër kërcënimeve ndaj paqes në Evropë

TE FUNDIT

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
21 Nëntor, 2025

Në Tiranë zhvillohet këtë të premte më 21 nëntor 2025, samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku...

Lexo më shumë

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
21 Nëntor, 2025

Situata në lumin Vjosë mëngjesin e kësaj të premteje vazhdon që të jetë kritike. Përgjatë mbrëmjes të së enjtes, niveli...

Lexo më shumë

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
21 Nëntor, 2025

Tirana pret sot samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për...

Lexo më shumë

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
21 Nëntor, 2025

Moti i keq ka përfshirë vendin, teksa në Çukë të Sarandës, për shkak të reshjeve të dendura, është çarë argjinatura...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com