Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Netanyahu viziton trupat izraelite në Rafah

2024/07/18 at 6:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë shumë muaj

Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu holds a press conference with Defense Minister Yoav Gallant and Cabinet Minister Benny Gantz (not pictured) in the Kirya military base in Tel Aviv , Israel , 28 October 2023. ABIR SULTAN POOL/Pool via REUTERS

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka realizuar një vizitë të paparalajmëruar në jug të Gazës, disa ditë para se të mbajë një fjalim para Kongresit amerikan.

Vizita e trupave izraelite në Rafah u bë publike vetëm disa orë pasi ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, politikan i ekstremit të djathtë, vizitoi vendet e shenjta në Jerusalem.

Kjo vizitë e Ben-Gvirit kërcënon që të pengojë bisedimet që kanë për synim arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën 9-mujore mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Negociatorët izraelitë të mërkurën arritën në Kajro për të punuar në eliminimin e dallimeve mes Izraelit dhe Hamasit sa i përket marrëveshjes për armëpushim.

Zyra e Netanyahut bëri publike vizitën e kryeministrit izraelit në Rafah, vetëm pasi ai e kishte përfunduar vizitën në këtë qytet të shkatërruar nga lufta në Gazë. Kjo zyrë tha se më vonë do të japë detaje të tjera për vizitën në jug të Gazës.

Forcat izraelite pushtuan Rafahun në fillim të majit, duke detyruar shumicën e 2 milionë personave që po strehoheshin aty, që të largohen.

Izraeli ka thënë se pothuajse ka mposhtur Hamasin në Rafah, që sipas Izraelit është qyteti ku Hamasi ka bastionin e tij të fundit në Gazë.

Në javët e fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet në Gazën qendrore, ku gjenden shumica e palestinezëve që kanë ikur nga pjesë të tjera të Gazës për shkak të luftimeve.

Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 38.600 persona./REL

Ju sugjerojmë

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
Sport

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 Qershor, 2025 6:32 pm
Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba
Sport

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba

14 Qershor, 2025 6:01 pm
Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
Bota

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

14 Qershor, 2025 5:39 pm
Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
Bota

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

14 Qershor, 2025 5:30 pm
Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
Kronikë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

14 Qershor, 2025 5:26 pm
“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
Bota

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

14 Qershor, 2025 5:12 pm
Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
Bota

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

14 Qershor, 2025 5:07 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
Bota

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

14 Qershor, 2025 4:53 pm
Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe
Bota

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe

14 Qershor, 2025 4:49 pm
Para
Raporti për të drejtat e njeriut, Avokatja e Popullit në Kuvend: Ja sa duhet të jetë minimumi jetik në Shqipëri për 2024

Raporti për të drejtat e njeriut, Avokatja e Popullit në Kuvend: Ja sa duhet të jetë minimumi jetik në Shqipëri për 2024

Mbreti Charles III takohet me liderët europianë, mes tyre edhe kryeministri Rama

Mbreti Charles III takohet me liderët europianë, mes tyre edhe kryeministri Rama

Skandali me mikrokreditë, Sejko në Kuvend: Nuk janë firma piramidale! Ka një keqkuptim …

Skandali me mikrokreditë, Sejko në Kuvend: Nuk janë firma piramidale! Ka një keqkuptim ...

TE FUNDIT

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
14 Qershor, 2025

Ka kaluar gati një vit që kur Nedim Bajrami realizoi golin e tij ndaj Italisë, më të shpejtin ndonjëherë në...

Lexo më shumë

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba
14 Qershor, 2025

Paul Pogba mund të rikthehet në futbollin francez. Monaco ka intensifikuar kontaktet me mesfushorin 32-vjeçar, i cili është ende lojtar i lirë...

Lexo më shumë

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
14 Qershor, 2025

Tragjedia e ndodhur me aeroplanin në Indi, në të cilën humbën jetën 241 persona, e ka një të mbijetuar. Ai...

Lexo më shumë

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
14 Qershor, 2025

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është duke u shqyrtuar seriozisht nga autoritetet iraniane. Kështu raportojnë mediat iraniane, duke cituar deklaratat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com