Benjamin Netanyahu bëri deklaratën e tij të parë pas tentativës për sulm me dron në shtëpinë e tij në Cezare mesditën e së shtunës.
Në një video të postuar në Twitter, si në hebraisht ashtu edhe në anglisht, kryeministri izraelit, duke shëtitur në një park, pyetet: “Kryeministër, a do të të ndalojë ndonjë gjë?” . Dhe ai përgjigjet: “Jo, asgjë nuk do të na ndalojë, do të vazhdojmë deri në fitore”.
“E dini, dy ditë më parë ne eliminuam vrasësin masiv, liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Siç e thashë, jemi në një luftë ekzistenciale dhe do të vazhdojmë deri në fund. Dhe dua të them diçka tjetër, unë jam krenar për ushtarët tanë, jam krenar për komandantët tanë dhe jam krenar për ju, qytetarët e Izraelit”, shton Netanyahu.
ראש הממשלה נתניהו מגיב לאחר הניסיון לפגוע בביתו שבקיסריה:״שום דבר לא ירתיע אותנו״ pic.twitter.com/aOahYI7eRx
— Gil mishali גיל משעלי (@gilmishali) October 19, 2024