Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Netanyahu pretendon sërish se SHBA-ja po vonon dërgesat e armëve

2024/06/23 at 3:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Netanyahu pretendon sërish se SHBA-ja po vonon dërgesat e armëve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të tij të dielën që po vërehet “rënie dramatike” në dërgesat e armëve amerikane për përpjekjet e Izraelit në luftën në Gazë.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka mohuar këtë pretendim ditë më parë.

Deklarata e Netanyahut është parë si shenjë për rritje të tensioneve mes dy vendeve aleate.

Netanyahu i ka thënë kabinetit të tij se mungesat e para janë vërejtur katër muaj më parë, pa përmendur diçka konkrete, dhe se “disa pajisje kanë arritur në mënyrë sporadike, mirëpo municionet kanë mbetur mbrapa”.

Mospajtimet mes dy vendeve kanë të bëjnë me luftën në Gazë, kryesisht lidhur me qasjen e izraelitëve në këtë konflikt dhe për sigurinë e palestinezëve atje.

Presidenti Biden e ka vonuar dërgimin e disa bombave të rënda qysh prej majit, mirëpo administrata e tij i ka hedhur poshtë deklaratat e Netanyahut se bëhet fjalë edhe për dërgesa tjera.

“Pas asaj që kam dëgjuar në ditët e fundit, shpresoj dhe besoj që kjo çështje do të zgjidhjet shpejt”, ka thënë të dielën Netanyahu, pa dhënë më shumë hollësi.

Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka udhëtuar në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të lartë.

Lufta në Gazë, e nxitur nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – më 7 tetor në jug të Izraelit, ka sfiduar marrëdhëniet Izrael-SHBA, si kurrë më parë.

Në atë sulm janë vrarë rreth 1.200 izraelitë dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Ndonëse SHBA-ja ka thënë se mbështet fuqishëm synimet e Izraelit për lirim të pengjeve dhe mposhtje të Hamasit, autoritetet amerikane janë të shqetësuara për numrin e viktimave palestineze dhe krizën humanitare të krijuar prej luftës./REL

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Para
Mirlind Daku humbet ndeshjen me Spanjën, dënohet nga UEFA me 2 ndeshje pas fyerjeve raciste

Mirlind Daku humbet ndeshjen me Spanjën, dënohet nga UEFA me 2 ndeshje pas fyerjeve raciste

Stuhi shiu në Rusi, Kinë e Indi,  Europa e Ballkani “digjen” nga temperaturat 40 gradë celcius

Stuhi shiu në Rusi, Kinë e Indi, Europa e Ballkani "digjen" nga temperaturat 40 gradë celcius

VIDEO/ Kapiten edhe në kuzhinë, Alvaro Morata gatuan për ekipin e Spanjës

VIDEO/ Kapiten edhe në kuzhinë, Alvaro Morata gatuan për ekipin e Spanjës

TE FUNDIT

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
9 Qershor, 2025

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën...

Lexo më shumë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com