Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur të premten se pas eliminimit të Hamasit, Izraeli do të ketë kontroll të plotë sigurinë mbi Rripin e Gazës.
Me kontroll të plotë, Netanyahu nënkupton çmilitarizimin e të gjithë zonës me qëllim që të mos ketë më rreziqe.
“Ushtria izraelite do të mbetet në kontroll të Rripit, ne nuk do t’ia dorëzojmë atë forcave ndërkombëtare,” u tha Netanyahu.
Kjo vjen pas një propozimi nga zyrtarët amerikanë të cilët kanë hedhur idenë javët e fundit se një grup force ndërkombëtare, ndoshta me trupa nga aleatët fqinjë arabë, do të menaxhonte sigurinë në Rripin e Gazës për një periudhë të përkohshme derisa të mund t’i kthehej një qeverie palestineze funksionale.