Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar forcat rebele siriane që të mos ndjekin hapat e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad dhe të lejojnë Iranin të rivendosin ndikimin e tyre në Siri.
“Nëse ky regjim lejon që Irani të rivendoset në Siri, ose lejon transferimin e armëve iraniane ose armë te Hezbollahu, ose nëse na sulmon, do të përgjigjemi me forcë. Ajo që ndodhi me regjimin e kaluar do të ndodhë edhe me atë aktual”, tha Netanyahu në një video të postuar në X.
Kujtojmë se Irani ishte një nga aleatët më të rëndësishëm të Bashar al-Assad dhe Hezbollahut. Irani dërgoi qindra luftëtarë për t’iu bashkuar luftës civile siriane dhe ishte aktor kyç për mbajtjen e Al-Assad në pushtet.
Deklarata e Netanyahut vjen pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan për herë të parë se trupat e saj po operonin përtej zonës së demilitariuar në Golan Heights.