Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Netanyahu: Ofensiva në Rafah do të kryhet, me ose pa marrëveshje për armëpushim

2024/04/30 at 3:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli kundër të “gjithëve”, Netanyahu: Operacioni në Rafah do zgjasë disa javë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të martën se do të nisë ofensivën ndaj Rafahut, qytet në jug të Gazës, ku kanë gjetur strehë më shumë se gjysma e popullatës prej 2.3 milionë banorësh të rajonit.

Komentet u bënë vetëm disa orë përpara se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, të mbërrijë në Izrael, për të diskutuar ndër të tjera edhe rreth armëpushimit.

Ky raund negociatash, po shihet si nga më seriozët e zhvilluar ndonjëherë mes Izraelit dhe Hamasit që nga fillimi i luftës rreth 7 muaj më parë.

Marrëveshja synon lirimin e pengjeve, lehtësimin e gjendjes së popullatës në Gazë si dhe shmangien e ofensivës izraelite në Rafah, çka mund të rriste edhe më tej numrin e viktimave palestineze.

Zoti Netanyahu tha se Izraeli do të hynte në Rafah për të shkatërruar batalionet e Hamasit, pavarësisht nëse do të arrihej ose jo një marrëveshje për armëpushim. Komentet dukej se kishin për qëllim të qetësonin partnerët e tij në qeverinë nacionaliste, por nuk ishte e qartë nëse ato do të kishin ndonjë ndikim tek një marrëveshje që mund të arrihej me Hamasin.

“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të eliminojmë batalionet e Hamasit atje me ose pa marrëveshje, me synimin për të arritur fitoren e plotë”, thuhej në një deklaratë të zyrës së kryeministrit.

Zoti Netanyahu është përballur me presion nga partnerët e tij në qeveri, të cilët nuk duan që marrëveshja të pengojë Izraelin për të kryer një sulm në Rafah, i konsideruar si bastioni i fundit i madh i Hamasit.

Marrëveshja, mund të vinte në rrezik qeverinë e tij, pasi anëtarët e vijës së ashpër të saj, kanë kërkuar që operacioni ushtarak ndaj qytetit, të kryehet.

Zoti Netanyahu u takua të martën me një nga partnerët qeverisës, Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvi, bëri të ditur zyra e këtij të fundit, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Komuniteti ndërkombëtar mes tyre edhe aleati kryesor i Izraelit, Uashingtoni, ka paralajmëruar Izraelin mbi rrezikun e madh që paraqet për popullsinë civile një ofensivë ndaj Rafahut./ VOA

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

12 Qershor, 2025 10:50 pm
Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
-U tha në Opinion

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

12 Qershor, 2025 10:45 pm
“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
-U tha në Opinion

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

12 Qershor, 2025 10:34 pm
Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
Aktualitet

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

12 Qershor, 2025 10:31 pm
Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes
-U tha në Opinion

Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes

12 Qershor, 2025 10:16 pm
Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës

12 Qershor, 2025 10:15 pm
Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore
-U tha në Opinion

Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore

12 Qershor, 2025 9:53 pm
Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!
-U tha në Opinion

Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!

12 Qershor, 2025 9:40 pm
Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës
Bota

Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës

12 Qershor, 2025 9:22 pm
Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit
Aktualitet

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

12 Qershor, 2025 9:11 pm
Para
Video/Sulm me shpatë në një stacion metroje në Londër, humb jetën një 13 vjeçar 

Video/Sulm me shpatë në një stacion metroje në Londër, humb jetën një 13 vjeçar 

AstraZeneca e pranon se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë mpiksje të gjakut 

AstraZeneca e pranon se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë mpiksje të gjakut 

Maqedoni e Veriut/ VMRO-ja paralajmëron Qeveri të re me opozitën shqiptare

Maqedoni e Veriut/ VMRO-ja paralajmëron Qeveri të re me opozitën shqiptare

TE FUNDIT

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
12 Qershor, 2025

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B....

Lexo më shumë

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
12 Qershor, 2025

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau në emisionin “Opinion” në Tv Klan disa nga zhvillimet që po transformojnë zonën...

Lexo më shumë

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
12 Qershor, 2025

Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë në emisionin “Opinion” në Tv Klan foli për disa nga sfidat kryesore të sezonit...

Lexo më shumë

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
12 Qershor, 2025

Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com