Izraeli njoftoi se do të emërojë një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit me emrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ky veprim, sipas autoriteteve izraelite, bëhet si shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit të Izraelit në këtë rajon, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
“Të gjithë izraelitët e kanë vlerësuar thellë vendimin historik të Presidentit Trump”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai tha se do ta paraqesë vendimin për miratim në qeveri pas festës së Pashkëve hebreje.
Më 25 Mars, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njohu sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit, rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967./Opinion.al