Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë: A do të shkojë përpara ideja e Trumpit për Gazën?

2025/02/04 at 12:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë: A do të shkojë përpara ideja e Trumpit për Gazën?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mbërrin sot në Shtëpinë e Bardhë si i ftuari i parë i presidentit amerikan, Donald Trump, që nga inaugurimi i tij më 20 janar.


Vizita zhvillohet në një kohë kritike të armëpushimit në Gazë dhe mes polemikave të vazhdueshme rreth idesë së Trumpit për largimin e popullsisë palestineze nga ky rrip.

Në këtë kohë, po ashtu, duhet të nisin edhe bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit – grup i shpallur terrorist si nga SHBA-ja, ashtu edhe nga Izraeli.

“Ky është një takim shumë domethënës që, në një masë të madhe, do të diktojë trajektoren e gjithë luftës, ashtu si edhe marrëveshjen”, thotë për Radion Evropa e Lirë Avi Melamed, ish-oficer i inteligjencës izraelite.

Spekulime për rrjedhën e takimit ka gjithandej. Disa analistë thonë se Trump do të përpiqet ta bindë Netanyahun që ta çojë procesin e paqes përpara dhe ta shmangë kthimin në luftë.

“… pra, përpjekje për t’i dhënë fund situatës sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë Melamed.

Takimi zhvillohet vetëm disa ditë pasi Trump bëri thirrje që palestinezët nga Gaza, të zhvendosen në Egjipt dhe Jordani.

Plani “për ta pastruar” rripin, siç tha ai, do të nënkuptonte që “ata të jetonin, ndoshta, në paqe”.

Ky sugjerim u mirëprit nga disa politikanë të linjës së ashpër në kabinetin e Netanyahut, por hasi në indinjatë në mesin e vendeve arabe.

“Në Lindjen e Mesme shihet si ide që nuk funksionon, e padëshirueshme, e paligjshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Chris Doyle, drejtor i Këshillit për Mirëkuptim Arabo-Britanik.

“Kjo ka qenë një vijë e kuqe për Egjiptin jo vetëm gjatë epokës së presidentit [Abdel-Fattah] Sisi, por edhe në kohën e [ish-presidentit Hosni] Mubarak. Ata nuk do të pranonin që Gaza të hidhej në Egjipt”, shton Doyle.

Disa milionë palestinezë tashmë jetojnë në Jordani dhe dhjetëra mijëra të tjerë në Egjipt.

Trump duket se sugjeron se varësia e tyre nga nivelet e mëdha të ndihmës ushtarake dhe financiare të SHBA-së, do t’i nxitë ata të pajtohen.

“Ne bëjmë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë këtë”, tha ai më 30 janar.

Melamed thotë se disa zëra në mediat sociale arabe, janë duke i sfiduar qëndrimet zyrtare.

“Njerëzit thonë: Palestinezët në Gazë nuk kanë ku të kthehen. Nuk kanë shtëpi, nuk kanë shërbime”, thotë ai, duke shtuar se argument i tyre është: “Unë dua të kem një të ardhme për veten dhe fëmijët e mi. Dua të kem shtëpi dhe jo tendë”.

Melamed, megjithatë, pranon se pikëpamjet si kjo, nuk përbëjnë trend.

Doyle, në anën tjetër, thotë se komentet e Trumpit mund të jenë “një taktikë e hapur negociuese, duke e ditur shumë mirë se ata nuk do t’i marrin 1.5 milion refugjatë”.

Vëzhgues të tjerë izraelitë janë, gjithashtu, skeptikë për idenë e Trumpit.

Në një shkrim për ueb-faqen e lajmeve Haaretz, komentuesi veteran dhe oficeri në pension i ushtrisë, Zvi Bar’el, tha se propozimi i Trumpit për Gazën mund ta rrezikojë armëpushimin aktual në Gazë.

Sipas tij, kjo mund ta nxisë Hamasin që të mos i lirojë pengjet izraelite.

“Lirimi i të gjitha pengjeve kërkon që Izraeli jo vetëm t’i japë fund luftës, por edhe të përmbahet nga rifillimi i saj dhe të fillojë të diskutojë për rehabilitimin e Gazës. Por, nëse ideja e transferimit e Trumpit është në tryezë, kërkesa për ta hequr atë mund të bëhet kusht kyç i Hamasit – çfarë do të rrezikonte edhe vazhdimin e marrëveshjes”, shkroi Bar’el.

Një tjetër element i mundshëm i bisedimeve Trump-Netanyahu do të jetë perspektiva e Izraelit për të normalizuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, udhëtoi në Izrael, nëpërmjet Riadit, javën e kaluar.

Marrëveshja do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, pas Marrëveshjes së Abrahamit, e cila vendosi marrëdhënie diplomatike mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit, gjatë administratës së parë të Trumpit.

Por, vdekjet dhe shkatërrimet që i ka shkaktuar Izraeli në Gazë, pas sulmeve të Hamasit në Izrael, më 7 tetor, 2023, thuhet se e kanë bërë këtë marrëveshje politikisht të vështirë për Arabinë Saudite.

Për më tepër, Riadi e ka lidhur zyrtarizimin e lidhjeve me Izraelin me një zgjidhje me dy shtete, përkatësisht me krijimin e shtetit palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor.

Në fundjavë, Arabia Saudite nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Egjiptin, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Autoritetin Palestinez dhe Ligën Arabe, duke e dënuar idenë e transferimit të popullsisë./REL



Ju sugjerojmë

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

5 Shkurt, 2026 2:35 pm
“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit
Kronikë

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

5 Shkurt, 2026 2:27 pm
Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?
Bota

Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?

5 Shkurt, 2026 2:23 pm
Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik
Aktualitet

Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik

5 Shkurt, 2026 2:21 pm
Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje
Kronikë

Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje

5 Shkurt, 2026 2:17 pm
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës
Kryesore

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës

5 Shkurt, 2026 2:06 pm
Para
Video/ Mbi 200 tërmete godasin ishullin, lëkundjet shkaktojnë shembje dherash në Santorini 

Rreth 555 tërmete në 3 ditë në Santorini, turistë dhe punonjës largohen nga ishulli, mes tyre edhe shqiptarë 

“Kemi shumë punë për të bërë/ Rama: Jam i palumtur për ecurinë në menaxhimin e administratës publike

“Kemi shumë punë për të bërë/ Rama: Jam i palumtur për ecurinë në menaxhimin e administratës publike

“Gjermanët nuk janë të pa korruptueshëm”, Rama: Në Shqipëri, punonjësit e Ambasadës i jepnin makinës pa rrip sigurimi!  

“Gjermanët nuk janë të pa korruptueshëm”, Rama: Në Shqipëri, punonjësit e Ambasadës i jepnin makinës pa rrip sigurimi!  
















TE FUNDIT

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
5 Shkurt, 2026

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur. Lajmi është konfirmuar nga Steve Witkoff. “Sot delegacionet e SHBA-së, Ukrainës...

Lexo më shumë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
5 Shkurt, 2026

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK. Sipas informacioneve, Golemi qëndroi për rreth tre...

Lexo më shumë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
5 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ndaj...

Lexo më shumë

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
5 Shkurt, 2026

Kremlini ka mohuar çdo lidhje të mundshme mes financierit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, duke i cilësuar akuzat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com