Në deklaratën e tij, kryeministri izraelit thotë se ajo që ka ndodhur sot nuk është parë kurrë në Izrael dhe Izraeli do të marrë “hakmarrje të fuqishme për këtë ditë të zezë”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Kryeministri izraelit shton se Izraeli “do të arrijë në çdo vend ku Hamasi fshihet” dhe ai u thotë “popullit të Gazës të largohet nga ato vende tani”.
Ai thotë se Hamasi është përgjegjës për mirëqenien e robërve.
“Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që i dëmton”, shton ai.