Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar se seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 5 personave të tjerë do të zhvillohet nesër në orën 08:30.
“Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit 2024, regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, Ju njoftojmë se seanca e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar me datë 12.02.2025, ora 08:30. Tiranë”, thuhet në njoftim.