Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Ilir Metën është caktuar të nesër (e mërkurën) në orën 09:30 paradite.
Kujtojmë se ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK të hënën rreth orës 12:20 te “Kthesa e Kamzës” nga agjentët e BKH-së.
Ndaj kreut të PL-së rëndojnë 3 akuza penale, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie”.
Arrestimi i bujshëm i Metës erdhi në kuadër të hetimeve të kryera për çështjen e pasurisë së tij.