Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Presidencë për të zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj. Von der Leyen ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Pas takimit me Begajn, pritet që Von der Leyen dhe kryeministri Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Kryeministri në orën 17:30.
Kujtojmë se të hënën do të mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.