Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nesër italianët në referendum. A do të votojnë për daljen nga BE-ja?

2016/12/03 at 9:00 PM
në Aktualitet, Bota, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nesër italianët në referendum. A do të votojnë për daljen nga BE-ja?

Italianët do të votojnë më 4 dhjetor në një referendum, i cili mund të testojë ndjenjën anti-BE në vend. Votimi, i cili pason referendumin e qershorit në Britani për dalje nga blloku evropian dhe zgjedhjen e Donald Trumpit president i SHBA-së, prapë thekson rritjen e forcave populiste.

Në referendum, italianët do të miratojnë ose jo një propozim të kryeministrit pro-evropian, Matteo Renzi, për të rritur pushtetin e tij, në mënyrë që të mund të ecë përpara me reformat ekonomike.

Partitë anti-BE u bëjnë thirrje italianëve që të votojnë me “Jo”, me shpresë për të shkarkuar Renzin nga posti dhe për t’i hapur rrugën daljes së Italisë nga Eurozona apo edhe Bashkimi Evropian.

Por, sa është i mundshëm një Brexit i stilit italian dhe cilat do të ishin pasojat?

Referendumi i 4 dhjetorit nuk është drejtpërdrejt për BE-në. Ai ka të bëjë me rritjen e fuqive ekzekutive të kryeministrit, duke i kufizuar fuqinë Senatit, ku Renzi ka hasur në rezistencë për reformat që shpreson se do ta forconin ekonominë italiane.

Por, pasi Renzi është zotuar publikisht se do të japë dorëheqje nëse votuesit nuk e miratojnë propozimin e tij, forcat anti-BE po e shfrytëzojnë referendumin si shans për ta rrëzuar atë.

Dorëheqja e Renzit do të kërkonte formimin e qeverisë së re. Kjo pastaj do të ishte përsëri mundësi për partitë anti-BE të hyjnë në qeverinë kalimtare ose të garojnë në zgjedhjet e parakohshme.

“Duhet ta marrim seriozisht atë që ka thënë Renzi; nëse ai humb referendumin, ai me siguri se do të japë dorëheqje. Nëse kampi ‘Jo’ mbizotëron, fitorja më e madhe do të jetë e kampit populist anti-BE”, tha Giovanni Orsina, profesor i historisë politike në Universitetin Luiss në Romë, duke treguar edhe pasojat eventuale.

“Në rastin e Italisë, dalja nga Bashkimi Evropian nuk do të thotë vetëm dalje nga BE-ja, por dalje edhe nga Eurozona, ndryshim i monedhës dhe rikthim te lira. Ballafaqimi me këto pasoja është një hap gjigant në errësirë”, theksoi Orsina.

Sondazhi i fundit i opinionit, i kryer përpara një moratoriumi të detyrueshëm, tri javë para datës së referendumit, ka treguar se kampi “Jo” udhëheq me një mesatare prej 4 deri në 5 për qind, çfarë e bën të vështirë të parashikohet rezultati me siguri.

Vëzhguesit thonë se partitë populiste – Lëvizja Pesë Yjet dhe Liga Veriore – janë duke goditur te pakënaqësitë e italianëve.

“Shanset e Italisë që qëllimisht të zgjedhë të largohet nga BE-ja janë mjaft të vogla, por shanset që Italia të largohet nga zona euro dhe të sjellë gati kolapsin e monedhës janë të mira dhe ndoshta po forcohen”, tha Steve Davies, ekonomist në Institutin për Çështje Ekonomike në Londër.

Ai tha se prejse Italia i është bashkuar Eurozonës, ekonomia italiane “nuk është rritur për më shumë se një për qind në një vit”, duke shkaktuar zemërim të madh të publikut edhe me Brukselin, edhe me joefikasitetin e perceptuar në ekonominë italiane.

Pjesa më e madhe e zemërimit është e fokusuar te euro, sepse të qenët pjesë e kësaj monedhe e parandalon Italinë nga stimulimi i ekonomisë së eksportit, duke zhvlerësuar paranë e saj – gjë të cilën e ka bërë shpesh derisa ka pasur lirën.

Vetë lëvizja anti-BE e Italisë është e ndarë. Lëvizja Pesë Yjet, me rreth 30 për qind të mbështetjes popullore, ofron italianë edhe me prirje të djathta, edhe me të majta, pasi kërkon referendum për euron, por jo për largimin nga Bashkimi Evropian. Liga Veriore, parti e ekstremit të djathtë, me rreth 12 për qind mbështetje, është nacionaliste e ashpër, anti-migrante dhe zotohet se do ta nxjerrë Italinë nga BE-ja. Dy partitë, deri më tash, nuk kanë dhënë indikacione se do të punojnë së bashku.

Italia është ekonomia e tretë më e madhe e BE-së, pas Gjermanisë dhe Francës, andaj shumë ekonomistë thonë se largimi eventual i Italisë, qoftë nga euro, qoftë nga BE-ja, do të ishte goditje vdekjeprurëse për unionin.

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
I droguari lakuriq në pyll: Ndjehem tiger siberian. Veprimet e tij i filmon kamera

I droguari lakuriq në pyll: Ndjehem tiger siberian. Veprimet e tij i filmon kamera

Video/ Feja si lëndë shkollore, Luan Rama i LSI-së kundër idesë së Ramës

Luan Rama: Qeveria arrogante, LSI me këmbë në tokë

Çifti i lejlekëve, ‘dëshmi’ se shpendët dashurojnë si njerëzit

Çifti i lejlekëve, 'dëshmi' se shpendët dashurojnë si njerëzit

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com