Kreshnik Çollaku ka reaguar pas deklarimeve të një pas njëshme që lëshohen nga grupi i ish-kryetarit, Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithsëm të PD, Gazment Bardhi.
Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Çollaku ka bërë thirrje që të ndalet keqpërdorimi i deklaratave në emër të Grupit Parlamentar.
Gjithashtu ai shton se është fakt që për çështje të caktuara që lidhen me zgjedhjet në PD të ketë mendime të ndryshme, por thekson se është jo korrekte që në emër të grupit të dalin deklarata që nuk i përfaqësojnë të gjithë.
“Keqperdorimi i deklaratave ne emer te Grupit Parlamentar duhet te ndalet.
Ne Grupin Parlamentar bejme pjese te gjithe deputetet e PD.
Eshte fakt i njohur se brenda grupit per ceshtje te caktuara,qe lidhen me zgjedhjet ne PD ndajme mendime e qendrime te ndryshme.
Eshte krejt normale qe kolege deputete individualisht apo ne grup nominalisht mund te shprehin qendrimet e tyre.
Eshte jo korrekte dhe jo etike qe ne emer te Grupit te dalin deklarata qe nuk perfaqesojne gjithe grupin e qe per me teper nuk jane as diskutuar me te gjithe grupin.
Duke qene se kjo po behet nje sjellje rutine e perseritur,ju bej apel kolegeve ti bejne te tilla deklarata ne emer perosnal dhe jo ne emer te gjithe Grupit Parlamentar te PD,si kusht per te ruajtur respektin reciprok dhe kohezionin e Grupit”, shkruan Çollaku./Opinion.al