E marta do të jetë “ditë pa makina” në Tiranë. Lajmi është dhënë nga Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili njoftoi se kryeqyteti do t’i bashkohet nismës së qeverisë për të kursyer.
“E di që fëmijët mezi e presin një ditë pa makina, ndaj nesër E martë 22 Mars, si ditë pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tiranë duke ju bashkuar nismës së qeverisë shqiptare për qytetet që kursejnë naftë e tym, e kursejnë naftë, lëvizim shëndetshëm”, njofton Veliaj në Twitter.
Në vijim do të njoftohen se në cilat rrugë do të pezullohet qarkullimi i makinave./Opinion.al
E di qe femijet mezi e presin nje dite pa makina, ndaj neser E marte 22 Mars, si dite pushimi zyrtar, do rikthejme serish harene e ajrin e paster ne Tirane duke ju bashkuar nismes se @AlbGov per qytetet qe kursejne nafte e tym, e levizin shendetshem! #CarFreeDay #TiranaEYC2022?? pic.twitter.com/JcMLf7Pgke
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) March 21, 2022