12 marsi është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet që do të hyjnë në zgjedhje më 11 maj. Për këtë arsye pritet që ato të dorëzojnë nesër në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit.
Sot, Partia Demokratike njoftoi se të mërkurën do të mbledhë në orën 16:00 Kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën.
‘’ Neser diten e Merkure ne ora 19:00 do zhvillojme mbledhje Keshilli Kombetar me rend dite::
1-Miratim ne parim i listes se kandidateve te Koalicionit “Aleanca per Shqiperine Madheshtore”
Faleminderit’’,-thuhet në njoftimin e bërë nga PD.