Lideri i opozitës Lulzim Basha gjatë takimit me ministrin e Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier tha se drafti për reformën në drejtësi është i dakordësuar, por e vetmja pikë që i ndan të djathtët nga mazhoranca është ajo e zgjedhjes së institucioneve të reja.
Basha: Edi Rama nuk ka demostruar vullnet për të pranuar zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias mbi moskapjen politike të drejtësisë. Pavarësia e sistemit të drejtësisë është një parim pa të cilin nuk mund të ketë reformë ndaj Reformë me kapje politike të sistëmit nuk mund të ketë. Ndaj në takimet me Ramën dhe Metën kam parashtruar një dhe vetëm një kërkesë: zbatimin e plotë të Rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Parimi duhet të pranohet për të gjitha institucionet, sepse një drejtësi nuk mund të jetë e pakapur nëse kryeministri vendos se kush është i pastër dhe kush jo nga gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo është refuzuar deri tani nga Edi Rama.
Në një njoftim zyrtar të shpërndarë nga zyra e shtypit të PD-së që zbardhi takimin me dyer të mbyllura, thuhet se kryedemokrati i bëri të ditur ministrit të jashtëm gjerman tentativën e Edi Ramës për të shantazhuar dhe blerë vota nga deputetët e opozitës për miratimin në mënyrë të njëanshem të reformës në drejtësi.
Basha: Ky do të jetë fundi i këtij parlamenti. Nëse trafikohet qoftë edhe një mandat i opozitës atëherë opozita do të djegë mandatet dhe do t’i drejtohet qytetarëve.