Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, kreu i grupit Gazment Bardhi dha një prononcim edhe për mediat..
Ai u pyet nga gazetarët për mandatin e Sali Berishës, i cili prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie.
Në lidhje me mandatin e Berishës, Bardhi tha se ai nuk rrezikun në bazë të Kushtetueses, por nëse merret një vendim politik, do të ketë një përgjigje nga opozita, PD dhe populli opozitar.
Sa i përket përfundimit të afatit për Reformën Zgjedhore që është 1 korriku, Bardhi tha se ky afat është i lëvizshëm dhe se reforma është bllokuar nga deputetët e mazhorancës.
“Në çdo mbledhje të grupit ka pasur diskutime për Reformën Zgjedhore. Ne kem bërë gjithçka që çështjet të shkojnë përpara.
Ke një vullnet të PS, që nuk dëshiron të çojë përpara reformën, sepse të bësh reformë zgjedhore do të thotë të mos intimidosh punonjësit e administratës publike.
Unë nuk besoj se afati do të jetë 1 korrik, ai është një afat i lëvizshëm dhe unë uroj që deputetët e PS të tërhiqen nga bllokimi sepse prioritet i prioriteve të Kuvendit është çuarja përpara e Reformës Zgjedhore” tha Bardhi.