Biznesmeni Nikollaq Neranxi është lënë i lirë nga Policia pas rreth pesë orë shoqërim në Komisariatin Numër 6 në kryeqytet.
Shoqërimi i tij u bë pas një konflikti me punonjësit e Policisë pas gjobitjes së disa automjeteve të biznesit të tij.
Pas debatit që Neranixi pati me punonjësit e Policisë, autoritetet policore kërkuan shoqërimin e tij në Komisariat.
Pas daljes nga Komisariati, Neranxi u shpreh se, nuk e kupton arsyen se përse u kërkua shoqërimi i tij pa asnjë urdhër prokurori.