Gjykata e Shkodrës ka njohur dënimin e Gjykatës së Brukselit për dënimin me nëntë vite burg për Safet Bajrin, kreun e grupit kriminal “Bajri”. Duke qenë së Shqipëria dhe Belgjika nuk kanë marrëveshje ekstradimi, drejtësia belge i ka kërkuar asaj shqiptare që të njohë vendimin e Brukselit.
Safet Bajri u arrestua në Tiranë, pasditen e 21 shtatorit në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”. Në të njëjtën ditë, policia arrestoi 11 pjesëtarë të bandës së Bajrave, në një operacion që u zhvillua njëkohësisht në Tiranë, në Shkodër dhe në Roterdam të Holandës.
Në vitin 2017, Safet Bajri u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel. Ata akuzohen për krime si: shkatërrimi i pronës, përdorimi i armëve të zjarrit, tentativa për vrasje, zhvatje dhe trafikim të qenieve njerëzore./Opinion.al