Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëntë të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë, 5 të vrarë nga bombardimet e Kievit në Belgorod

2024/08/25 at 11:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëntë të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë, 5 të vrarë nga bombardimet e Kievit në Belgorod

Nëntë njerëz janë plagosur në rajonet Harkiv dhe Donjeck të Ukrainës, pasi forcat ruse kryen sulme me disa raketa dhe dronë gjatë natës, njoftuan autoritetet lokale të dielën.

Në anën tjetër, autoritetet ruse raportuan se pesë civilë rusë u vranë si pasojë e granatimeve ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë.

Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit të Harkivit, tha se një vajzë 4-vjeçare është në mesin e shtatë të plagosurve nga sulmi i fundit në rajonin verilindor të Ukrainës.

Një tubacion gazi dhe 10 shtëpi u dëmtuan dhe dy shtëpi u shkatërruan si pasojë e sulmit, tha Ihor Terekhov, kryetar i qytetit të Harkivit.

Dy gazetarë u plgosën nga një sulm gjatë natës në një hotel në qytetin lindor Kramatorsk, ndërsa një tjetër është zhdukur në gërmadha, tha Vadym Filashkin, kryetar i qeverisë rajonale të Donjeckut.

Ai tha se gazetarët janë shtetas të Britanisë, SHBA-së dhe Ukrainës, përkatësisht. Ai shtoi se kërkimet për gjetjen e gazetarit të zhdukur janë duke vazhduar.

Kramatorsk, rreth 20 kilometra larg vijës së frontit të luftës, është qyteti i fundit i madh në rajonin e Donbasit që kontrollohet ende nga Ukraina.

Rusia lëshoi disa dronë dhe raketa gjatë natës në rajonet veriore dhe lindore, por kundërajrorët ukrainas i shkatërruan shumicën e tyre, para se ato ta arrinin synimin, thanë autoritetet ukrainase.

“Shumica e raketave nuk e arritën cakun”, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në Telegram, duke shtuar se Rusia lëshoi një raketë balistike Iskander-M, një raketë lundrimi Iskander-K dhe gjashtë raketa të telekomanduara. Ato nuk treguan se sa raketa u shkatërruan saktësisht.

Ndërkohë, autoritetet në rajonin Belgorod të Rusisë, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, thanë se pesë civilë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga bombardimet ukrainase në qytezën Rakitnoe.

Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve, tha të dielën Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet ruse shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Belgorod dhe Moska tha se do të dërgonte trupa shtesë për ta mbrojtur rajonin, pasi Ukraina e nisi një inkursion befasues në rajonin Kursk më 6 gusht.

Prej atëherë, Ukraina i ka marrë nën kontroll 92 vendbanime në rajonin Kursk, sipas Kievit. Ky është inkursioni më i madh brenda Rusisë prej Luftës së Dytë Botërore./ REL

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Vrau të moshuarin dhe tentoi të fshihte krimin, gjykata lë në burg Blerti Kanushin

Vrau të moshuarin dhe tentoi të fshihte krimin, gjykata lë në burg Blerti Kanushin

Dështoi transferimi te Ipswich/ Zbulohet shkaku i Armando Brojës, mediat angleze: Edhe Everton hoqi dorë nga shqiptari

Dështoi transferimi te Ipswich/ Zbulohet shkaku i Armando Brojës, mediat angleze: Edhe Everton hoqi dorë nga shqiptari

Qëllohet me thikë një person në Tiranë, arrestohet autori

Vrau 34-vjeçarin, i riu: Pashë nga ballkoni që Hoxhallari ndiqte makinën e të fejuarës me motor, shkova dhe...

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com