Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nënpresidenti Vance viziton kufirin me Meksikën

2025/03/06 at 10:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nënpresidenti Vance viziton kufirin me Meksikën

Nënpresidenti amerikan JD Vance udhëhoqi një grup prej tre zyrtarësh të lartë në një vizitë të mërkurën në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, gjatë së cilës ai theksoi politikat ndaj emigracionit të Presidentit Donald Trump dhe siguroi amerikanët se forcat amerikane nuk kanë në plan të pushtojnë Meksikën.


Vizita e tij në pikën e kalimit kufitare “Eagle Pass” të Teksasit, u realizua pas fjalimit të parë të Presidentit Trump para dy dhomave të Kongresit. Gjatë atij fjalimi, Presidenti Trump e përshkroi planin e tij të kapjes dhe deportimit të emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në Amerikë si “largimin e tyre të shpejtë” nga Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e Nënpresidentit Vance pason gjithashtu vendimin e administratës Trump për të përcaktuar kartelet e drogës si organizata terroriste.

“Unë nuk do të bëj njoftim për ndonjë pushtim të Meksikës këtu sot”, tha zoti Vance. “Presidenti sigurisht do të flasë për këtë siç e ndien ai të nevojshme. Megjithatë, vendimi për përcaktimin e karteleve si organizata terroriste na lejon të shfrytëzojmë burimet e plota të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për t’u angazhuar në ruajtjen e kufirit”.

Drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Tulsi Gabbard, e cila shoqëroi zotin Vance në këtë vizitë, ritheksoi qëndrimin e administratës Trump se “objektivi ynë është të mbajmë popullin amerikan të sigurt”.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, i cili ishte gjithashtu pjesë e delegacionit që vizitoi kufirin të mërkurën, theksoi se ai mendon se “siguria e kufirit është çështje e sigurisë kombëtare”. Sekretari Hegseth sqaroi se çfarë roli mund të kenë trupat amerikane, pasi atyre u ndalohet ligjërisht të kryejnë veprime që iu takojnë organeve civile të zbatimit të ligjit.

“Departamenti i Mbrojtjes ka asete që mund t’i shfrytëzojmë, jo vetëm trupat, mbikëqyrjen apo pajisjet, por aftësitë për planifikim dhe aftësi të tjera që përmirësojnë atë që Patrulla Kufitare tanimë po bën”, tha ai.

Aktivistët pro emigrantëve në një deklaratë për Zërin e Amerikës kritikuan qasjen e administratës Trump mbi këtë çështje.

“Numri i kalimeve në pikat kufitare nën administratën Trump dhe gjatë administratës së Presidentit Biden demonstron se migrimi botëror është një çështje e komplikuar. Kjo konfirmon nevojën për një rishikim të plotë të imigracionit nga Kongresi për të pajisur Amerikën me politikat e migrimit të shekullit të 21-të që do ta lidhte këtë çështje me interesat dhe vlerat tona, jo me axhendën që thjesht zbaton ligjin”, i tha Zërit të Amerikës Vanessa Cardenas drejtoresha ekzekutive e organizatës America’s Voice”.

“Realiteti është se politikat e imigracionit të administratës Trump nuk po i bëjnë amerikanët më të sigurt dhe sigurisht nuk po avancojnë interesat tona ekonomike. Në vend të kësaj, ato kanë një kosto të lartë për të gjithë amerikanët dhe na largojnë nga zgjidhjet reale që na duhen”, shtoi zonja Cardenas.

Ndërkohë, në Uashington, ligjvënësi James Comer, udhëheqësi republikan i Komisionit për Reforma Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve, pati një përballje të ashpër me katër kryebashkiakë të qyteteve të mëdha për vendimet e tyre që refuzojnë të bashkëpunojnë me forcat federale që arrestojnë emigrantët e paligjshëm.

“Qytetet që u ofrojnë siguri emigrantëve të palighshëm na bëjnë të gjithëve më pak të sigurt dhe janë një makth i sigurisë publike”, tha zoti Comer. “Ne nuk mund të lejojmë vazhdimin e politikave pro krimit të emigrantëve të paligjshëm në këto qytete që vazhdojnë të rrezikojnë komunitetet amerikane dhe sigurinë e oficerëve federalë që merren me emigracionin”.

Kryetari i bashkisë së qytetit më të populluar të Kolorados kundërshtoi qëndrimet e ligjvënësit.

“Amerikanët presin nga ne që të bëjmë më shumë se sa të drejtojmë gishtin ndaj njëri-tjetrit”, tha kryebashkiaku Mike Johnston i cili është anëtar i Partisë Demokrate. “Ata presin nga ne që të zgjidhim problemet. Prandaj, nëse Denveri gjen mënyrën se si t’i lërë mënjanë dallimet ideologjike për të menaxhuar një krizë që nuk e ka krijuar, është e drejtë që të pyesim institucionin që e ka për detyrë të zgjidhë këtë problem kombëtar, pra Kongresin, që të përkushtohet që përfundimisht të bëjë të njejtën gjë, të lërë mënjanë dallimet ideologjike”.



Ju sugjerojmë

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
Bota

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

5 Qershor, 2025 5:00 pm
Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Para
A e mund dot Berisha, Ramën? Preç Zogaj: Në qoftë se nuk hap rrugën, nuk e mund

A e mund dot Berisha, Ramën? Preç Zogaj: Në qoftë se nuk hap rrugën, nuk e mund

Korrupsioni në bashkinë e Bulqizës, “i arrestuari” troket në gjykatë: Jam i lirë

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK thirrje qytetarëve: Denonconi krimin zgjedhor!

Mediu paralajmërim për PS nga “Opinion”: Kësaj radhe nuk do të kalojë si herët e tjera!

Mediu paralajmërim për PS nga “Opinion”: Kësaj radhe nuk do të kalojë si herët e tjera!
















TE FUNDIT

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
5 Qershor, 2025

Në përgjigje të kërcënimit që paraqet Rusia, NATO ka miratuar rritjen më të madhe të armatimit që nga Lufta e...

Lexo më shumë

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
5 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij  kinez, Xi Jinping. Thirrja telefonike u raportua...

Lexo më shumë

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
5 Qershor, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për “mbështetje pa kushte” për Rusinë në luftën e saj...

Lexo më shumë

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
5 Qershor, 2025

“Pak ditë më parë, një shqiptar i Kosovës, i cili kishte lindur, rritur dhe edukuar në Gjermani dhe u diplomua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com