Edmond Spaho, nënkryetari i Partisë Demokratike, ka reaguar ndaj masave të marra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Përmes një porstimi në rrjetet sociale, Spaho bën një paralele mes deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëron gjoba për shkelësit e urdhrave të qeverisë, dhe nga ana tjetër dekretin e qeverisë italiane ku sanksionohen masa për lehtësimin e barrës financiare të bizneseve.
Spaho thotë se virusi nuk luftohet me gjoba, ndërsa apelon që qeveria shqiptare të ndjekë shembullin e vendit fqinj.
Postimi i plotë
Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social – ekonomik.
Pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët. Pa buxhet në dispozicion nuk paguhen qytetarët që po detyrohen të rrinë në shtëpi. Pa buxhet nuk ndihmohen më të varfrit! Pa buxhet në dispozicion nuk rimbursohen bizneset. #kryeministeriskaduar./ Opinion.al