Zelimkham Abakarov mori medaljen e argjendit në Europianin e Mundjes në Budapest, duke u shpallur nënkampion Europe.
Mundësi i Shqipërisë u mund në finalen e peshës deri 61 kilogramë në stilin e lirë nga rusi Magomedov këtë të diel.
Ishte ky një duel me shumë rivalitet teksa të dy mundësit kërkuan triumfin final, por në fund Abakarov u detyrua të dorëzohej përballë kundërshtarit të tij dukë varur medaljen e argjendtë në qafë.
Medalja e argjendtë e Abakarov pason atë të artë që fitoi islam Dudaev pasditen e së shtunës në kategorinë deri në 65 kg pasi mundi në finale Rashidov.