TIRANE- Nënë Zylija, gruaja e moshuar e cila u bë e njohur për shkak se shiste prodhimet e saj bujqësore në rrugë, thotë se gjobën e ka merituar, por nga ana tjetër thotë se “tregjet e bashkisë janë larg”.
Në një intervistë për neës 24, e moshuara tregon se ka vite që shet në këto kushte dhe është gjobitur edhe herë të tjera.
Ajo jeton në fshatin Mazrek, 15 kg larg nga Tirana dhe udhëton çdo ditë drejt kryeqytetit për të shitur prodhimet e saj.
Ajo rrëfen jetën e saj të mundimshe, ku përpos punës në sera del edhe në qytet për të shitur prodhimet bujqësore.
Përveç familjes së Nënë Zylijes, në këtë fshat sera ka thuajse çdo familje, sepse janë mënyra e jetesës së këtyre banorëve të cilët njësoj si Zylija, çdo ditë udhëtojnë drejt qytetit për të shitur produktet e tyre.