Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, mes tyre një shtetas malazez.
Sipas uniformave blu, mësohet se nënë e bir dhe një tjetër u kapën në flagrancë teksa po i shisnin 3.8 kg kanabis një 35-vjeçari nga Mali i Zi.
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, mes tyre një shtetas malazez.
Sipas uniformave blu, mësohet se nënë e bir dhe një tjetër u kapën në flagrancë teksa po i shisnin 3.8 kg kanabis një 35-vjeçari nga Mali i Zi.
Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kullaj.
“Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, operacioni policor “Vendtakimi”. U kapën në flagrancë gjatë shitblerjes së 3.8 kilogramëve cannabis sativa, vihen në pranga 3 shtetas (blerësi, shtetas malazez). Në pranga dhe nëna e njërit prej të arrestuarve, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për të siguruar lëndën narkotike. Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 6 celularë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e për Hetimin e Trafiqeve dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç.
Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen V. Y”, njofton policia.
12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...
Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...
Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...
ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00