Erin është vetëm 6 muajshe por po trajtohet me oksigjen në një spital britanik për koronavirus.
Ajo gjendej në një spital për fëmijë në Liverpool, për disa probleme me zemrën kur u diagnostikua me Covid-19.
E ëma, Emma Bates rrëfeu për BBC dhimbjen që kishte ndjerë kur mori vesh lajmin për të bijën. Ndërsa i ati, Wayne tregoi se gjendja e së bijës është e qëndrueshme por ai ishte shumë i nxehur sepse njerëzit nuk po e marrin virusin seriozisht.
Familja ka publikuar një fotografi të Erin në spital, për të sensibilizuar njerëzit të respektojnë rregullat e qeverisë për distancim social./Opinion.al