Të gjithë e dimë marrëdhënien e ngushtë që reperi Stresi ka me nënën e tij, Shpresën. Për herë të parë ata e kanë festuar ditëlindjen larg njëri-tjetrit. Por ja çfarë shkruan nëna e malluar e reperit për djalin e saj:
“Dashuria ime ka ditëlindjen. Torta e ditëlindjes ka ngjyrën e bardhë, unë jam veshur me të bardha. Zemra jote është e bardhë, të bardha e të arta qofshin ditët e jetës tënde. Stresi më mungon shumë përqafimi dhe puthja jote çdo mëngjes, por dua që mëngjeset e tua të jenë gjithnjë të bardha jeta ime. Edhe 100 vite të lumtura o dashuria ime, të puth mami o dashuri”.
Ky mesazh ka përlotur Stresin, i cili ka thënë se çdo ditëlindje e feston vetëm për të.