Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna e marinarit të lidhur me zinxhirë: Telefonata e fundit

2016/06/24 at 11:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Italia dhe Greqia shpëtojnë 235 refugjatë

Janë në gjendje shoku familjarët e Luan Memës, 36- vjeçarit, i cili është një prej marinarëve të marrë peng nga shtetasi egjiptian që prej 18 qershorit. Ata fillimisht kanë menduar se humbja e kontakteve me djalin e tyre ndodhi për shkak të hapësirave ku nuk ka valë telefonike.


Por nga televizori dëgjuan se peshkarexha “Çelepia 2” ishte rrëmbyer nga marinari që punonte me Luanin, së bashku me kapitenin Dhimitër Malja. Më pas, fotoja e njeriut të tyre të lidhur me zinxhirë.

Shqipe Mema, nëna e Luanit, u bën thirrje autoriteteve të veprojnë sa më shpejt, se jeta e të birit dhe kapitenit është në rrezik nga momenti në moment. “Nuk ka gjë më të rëndë se ta shohësh tët bir të lidhur me zinxhirë. Të kisha mundësi, do të nisesha vetë në Egjipt ta kërkoja…”, shprehet e hidhëruar nëna e Luanit.

Marinari-Shqiptar12

Prej sa ditësh nuk komunikoni me Luanin?

Që prej datës 18, kur u nisën për lundrim. Por dy-tri ditët e para ishte krejt normale, sepse ata supozoheshin se ishin në det dhe vende-vende nuk ka valë telefoni dhe nuk hyn linja. Por duke marrë parasysh edhe motin, që ishte i qetë, menduam se gjithçka ishte normale, sikurse herët e shkuara, pasi Luani është më shumë në det sesa në tokë. Ka familje për të mbajtur.

Kishit dijeni se anija me të cilën lundronin Luani, Dhimitri dhe egjiptiani Mohamed Salam, kishte shkëputur lidhjet me autoritetet shqiptare dhe nuk dihej vendndodhja e saj?

Ne kishim dijeni se anija kishte shkëputur prej shumë orësh kontaktet me autoritetet shqiptare, por këto janë gjëra që ndodhin, sidomos kur anijet peshkojnë në thellësi dhe zona në të cilat është e vështirë të ketë valë. Nuk është hera e parë që ndodhin këto fenomene, e kam fjalën për shkëputjen e kontakteve, pasi edhe anija tjetër (“Qamili”), kishte humbur kontaktet, por u gjet duke peshkuar disa milje larg bregut të Shëngjinit.

Kur e morët vesh lajmin se anija dhe ekuipazhi ishte rrëmbyer e mbahej peng nga kolegu egjiptian?

Lajmin për pengmarrjen e peshkarexhës dhe ekuipazhit e mësuam nga televizori. Ne ishim në ankth, se nuk e dinim se çfarë u kishte ndodhur, pasi, siç e thashë, i kishin shkëputur kontaktet dhe detit nuk i dihet asnjëherë. Kur mësuam se anija ishte marrë peng nga egjiptiani, nuk po e besonim. Nuk na shkonte mendja që mund të bënte një veprim të tillë. Vetëm kur na solli fotografinë e Luanit të lidhur me zinxhirë. Atëherë na u shemb toka nën këmbë. Jemi duke i humbur shpresat për djalin. Bashkëshortja e tij u sëmur kur pa foton e Luanit në atë gjendje. Të shikosh fëmijën në atë gjendje, nuk ka gjë më të keqe në botë. Nuk di çfarë të them, jemi shumë të tronditur.

Çfarë informacionesh keni në lidhje me këtë ngjarje?

Ne nuk kemi asnjë kontakt me ta, se nuk kemi as numra telefoni. Por pronari i anijes po përpiqet me të gjitha mënyrat për t’u lidhur me marinarin egjiptian. Gjatë orëve të fundit, ai nuk po përgjigjet më në telefon dhe ky fakt po na shkatërron, pasi mendojmë më të keqen. Derisa ka bërë këtë veprim, kush thotë se edhe nuk i vret për të humbur gjurmët. Jemi shumë keq dhe na shkojnë të gjitha nëpër mend. Luani ka një djalë 4 vjeç, i cili e kërkon dhe pret babain të kthehet në shtëpi. Nëse do të kisha mundësi, do të dilja ta kërkoja vetë në Egjipt dhe kudo që do të nevojitej, por jam e pafuqishme. Shteti duhet të veprojë me shpejtësi. Të përgjojnë telefonatën dhe të lokalizojnë vendndodhjen e anijes, vendin në të cilin ajo ndodhet. Nga informacionet që kemi, flitet se anijen e kanë parë në Egjipt, por ekuipazhin jo. Shteti të vihet në lëvizje se çdo minutë rrezikon jetën e Luanit e Dhimitrit./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Liderët e BE-së mblidhen urgjentisht

Liderët e BE-së mblidhen urgjentisht

Risi/ Vjen stilolapsi kopjac (video)

Risi/ Vjen stilolapsi kopjac (video)

Maradona: Ja kush do ta fitojë Euro 2016

Maradona: Ja kush do ta fitojë Euro 2016

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com