Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna e dhunonte, 12-vjeçari e denoncon  në polici 

2016/09/11 at 10:38 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nëna e dhunonte, 12-vjeçari e denoncon  në polici 

Kallëzimi i një 12­ vjeçari në polici për “keqtrajtim” është bërë shkak për dënimin e nënës së tij 31-­vjeçare nga Gjykata e Tiranës. I mituri E.S. nuk i ka toleruar shpullat që kishte marrë nga e ëma, Mimoza N., në një episod të ndodhur disa muaj më parë. I “revoltuar” ai ka ikur fillimisht nga shtëpia për te gjyshja e tij dhe më pas ka kallëzuar dhunën e së ëmës në polici. Ky kallëzim ka shërbyer si fillesë për një procedim penal, që e ka dërguar të ëmën e tij në bankën e të akuzuarve në gjykatë për akuzën e “keqtrajtimit të të miturit”. Në 5 shtator 2016, Gjykata i dha fund gjykimit të të pandehurës Mimoza N., duke e shpallur atë të fajshme për akuzën e ngritur.


Nëna 31­-vjeçare e tre fëmijëve të mitur nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. Gjykata vendosi përfundimisht pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e saj në liri me kusht për një periudhë 3­vjeçare. E pandehura nuk ka marrë pjesë në gjykim, ku është përfaqësuar nga një avokat i caktuar nga gjykata.

HISTORIA

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, i mituri 12­-vjeçar, me iniciale E.S., ka kallëzuar në polici se është keqtrajtuar nga e ëma e tij. Si rezultat i dhunës së pretenduar prej tij, ai është larguar nga banesa dhe ka shkuar të jetojë te gjyshja e tij. Gjatë hetimeve, e pandehura Mimoza N. ka pranuar se e ka qëlluar të birin. Ajo ka pretenduar se e ka bërë këtë veprim në nerva e sipër, për arsye se i biri nuk mësonte në shkollë dhe se kishte mësuar se ai konsumonte cigare, si dhe ishte përfshirë në vjedhje. Për këtë shkak 31-­vjeçarja është dërguar si e pandehur në gjykatë për akuzën e “keqtrajtimit të të miturit”. Sipas Prokurorisë, përmes dhunës fizike dhe psikike, ajo ka cenuar integritetin fizik, psikik dhe moral të djalit të saj të mitur, E.S.

DESHMIA E DJALIT

Gjatë procesit Gjykata ka thirrur dhe pyetur si dëshmitar të miturin E.S., të birin e të pandehurës. Në prani të një psikologeje, e cila garantoi që i mituri ishte i aftë t’i kuptonte pyetjet dhe të përgjigjej normalisht, ai ka deklaruar: “Mami më ka qëlluar me shpullë dhe unë për ta frikësuar kam shkuar në polici për ta kallëzuar. Motrën dhe vëllain e vogël i kam mbajtur nga 1 orë kur mami shkonte në punë. Për t’i ushqyer i ushqente mami. Tani mami sillet shumë mirë me mua”.

DESHMIA E GJYSHES

Gjyshja e të miturit E.S. ka theksuar gjatë dëshmisë së saj se nipi i kishte treguar se do ta kallëzonte të ëmën. “Të pandehurën Mimoza N. e kam vajzë. Nipi im E. ka ardhur në shtëpinë time dhe më ka thënë se më ka rrahur mami, sepse nuk doja të shkoja në dyqan dhe ika me shokët. I thashë do flas unë me mamin. Ai më tha do ta çoj në gjyq se kam dëgjuar në televizor se dënohet. Unë fola me Mimozën dhe ajo më tha se djali kishte marrë rrugë të keqe, nuk shkonte në shkollë, pinte cigare. E. bënte punë vetë në shtëpi. Kur ikte Mimoza në punë, i mbante fëmijët, i lante ai, edhe sot i lan rrobat vetë. Nuk e kam parë me shenja E., për ta rrahur e ka rrahur si gjithë nënat. /Panorama

Etiketa: 12 vjecari denonconNena e dhunonte


Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Para
Dibër/ 118 kutitë e votimit mbërrijnë në KZAZ, pritet të nisë numërimi

Dibër/ 118 kutitë e votimit mbërrijnë në KZAZ, pritet të nisë numërimi

Video/ Urban Downhill, një nga disiplinat më fantastike të çiklizmit

Video/ Urban Downhill, një nga disiplinat më fantastike të çiklizmit

Video/ 11 vendet më të sigurta në Botë

Video/ 11 vendet më të sigurta në Botë
















TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com