Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna e Alexey Navalnyt thotë se është kërcënuar: Kremlini do të bëjë funeral të fshehtë…

2024/02/22 at 5:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna e Alexey Navalnyt thotë se është kërcënuar: Kremlini do të bëjë funeral të fshehtë…

Nëna e Alexei Navalny ka thënë se ka parë trupin e djalit të saj dhe se zyrtarët po përpiqen ta detyrojnë atë të mbajë një ceremoni private varrimi.

Lyudmila Navalnaya, duke folur në një video të publikuar në YouTube, tha se zyrtarët i kishin thënë asaj se “koha nuk po punon për ty”, duke nënkuptuar se trupi i djalit të saj po “dekompozohej”.

Ajo tha se zyrtarët kishin kërcënuar se do të “bënin diçka” me trupin nëse ajo nuk pranonte një funeral të fshehtë.

“Po e incizoj këtë video sepse filluan të më kërcënojnë”, tha ajo.

“Duke më parë në sy, më thonë se nëse nuk jam dakord për një varrim të fshehtë, do të bëjnë diçka me trupin e djalit tim”.

Ajo citoi gjithashtu një hetues që i kishte thënë:

“Koha nuk po punon për ty, kufomat po dekompozohen”.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga hetuesit rusë.

Navalny, një kritik i zëshëm i Presidentit Vladimir Putin dhe një fytyrë kryesore në opozitën ruse ndaj lidershipit të tij vdiq në një burg të Arktikut.

Zonja Navalnaya u ka bërë thirrje autoriteteve që t’ia japin trupin e tij familjes. Kjo erdhi pasi ekipi i Navalny tha se certifikata e tij e vdekjes tregonte se ai kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

E veja e Navalny, Yulia Navalnaya, të hënën akuzoi Vladimir Putinin si përgjegjës për vdekjen e burrit të saj dhe pretendoi se ai kishte vdekur si pasojë e agjentit nervor, Novichok.

Ajo gjithashtu akuzoi autoritetet për fshehjen e trupit të tij në mënyrë që gjurmët e helmit të zhdukeshin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitriy Peskov tha se presidenti rus nuk e shikoi videon dhe nuk do të komentonte duke qenë se zonja Navalnaya ka mbetur e ve së fundmi, por ai i mohoi akuzat për Novichok./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
Rajoni

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

8 Qershor, 2025 8:56 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
SHBA: Bashkëpunimi ushtarak në rritje Iran-Rusi duhet ta shqetësojë botën

SHBA: Bashkëpunimi ushtarak në rritje Iran-Rusi duhet ta shqetësojë botën

Greqi/ Bletarët protestojnë me koshere jashtë Parlamentit

Greqi/ Bletarët protestojnë me koshere jashtë Parlamentit

Iu sekuestrua ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti kthehet në Qendër sociale, Balla: Nuk e justifikonte dot

Iu sekuestrua ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti kthehet në Qendër sociale, Balla: Nuk e justifikonte dot

TE FUNDIT

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
8 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com