Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin e Bunës. Nga autoritete bëhet me dije se është gjetur vetëm trupi i vajzës 9 vjeçe.
Dyshohet se shkaku që i ka shtyrë drejt vetëmbytjes ka qenë dhuna nga bashkëshorti, Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë.
Mësohet se motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.
Dëshmia e saj, por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdgys Arrizin për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.