Çdo ditë e më shumë opinioni publik vihet në dijeni për kapjen e ‘kriminelëve’ ambulantë.
Ata që po ‘rrënojnë’ shtetin pa paguar taksat i sheh të fshehur çdo ditë nëpër cepa, sa herë që aty paraqitet ndonjë uniformë bashkie. Duket se një grua e moshuar ja ka ‘hedhur paq’ këtë herë duke u fshehur pas një makine sapo ka parë dy policë të bashkisë.
Ky është realiteti i hidhur që ndeshim çdo ditë. Në përpjekje të vazhdueshme për të fituar bukën e gojës, shitësit ambulantë si rasti i kësaj nëne në foto, çdo ditë e më shumë janë në një ‘luftë’ tjetër. Punojnë me frikën se mos shfaqet papritur një punonjës bashkiak e i heq ‘milionat’ që fitojnë duke shitur qepë apo majdanoz.