Gjykata izraelite njoftoi se ka shpallur fajtorë katër francezë me akuzën për mashtrim me përvetësimin e emrave të kompanive të mëdha dhe organizatave evropiane për abuzime ndaj të tjerëve.
“Shuma e përvetësimeve financiare të kryera nga një rrjet me seli në Izrael, por edhe me degë në mbarë botën, shkon deri në 9,11 milionë euro”, referuar disa dokumenteve të publikuara nga Ministria izraelite e Drejtësisë, raporton express.
Francezja ”Chanel” (modë, veshje luksose), gjermania ”Bosch” (pajisje për automobila, elektroshtëpiake) apo suedezja ”Electrolux” (elektroshtëpiake) bëjnë pjesë në disa shoqëri ku emri i tyre është përdorur në mënyrë abuzive për të mashtruar të tjerët, si ICI Paris XL, një rrjet dyqanesh me parfume me seli në Belgjikë.
Sipas dokumenteve të publikuara nga gjykata izraelite, përvetësuesit e dyshuar kishin një interes të veçantë për sportin dhe futbollin.