Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, i njohur si këshilltar i kryeministrit Rama ishte ditën e djeshme në Tiranë.
Burime nga “Panorama” në Kryeministri thonë se Bler qëndroi vetëm 1 orë në Tiranë ku zhvilloi një takim me Ramën.
Takimi u zhvillua në kohën kur kishin nisur negociatat mes opozitës dhe mazhorancës nën ndërmjetësimin e McAllister dhe Fleckenstein.
Nuk dihen me saktësi temat e takimit mes Ramës dhe Bler.
Burimi: Panorama