Nënkryetari i PD-se, Edi Paloka, ka reaguar përsëri në lidhje me mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka është shprehur se kryeministri Edi Rama ka dështuar dhe se për këtë arsye ai po “përqeshet” nga Europa. Ai thekson se vendet e tjera marrin investime për projekte të ndryshme, ndërsa Shqipëria ka mbetur peng e Ramës.
Postimi i Palokës
Europa e perqesh dhe refuzon lolon per deshtimet e tij, por koston e paguajne shqiptaret. Deshtoi per here te katert te hapte negociatat, sic ka deshtuar me ekonomine, me punesimin, me shendetesine, me legalizimet. E vetmja fushe ku shkelqen eshte ajo e lolos se oborrit. Nderkohe qe vendet e tjera marrin miliona per projekte dhe investime dhe avancojne ne rrugen europiane, Shqiperia ka mbetur peng i lolos. Europa kerkon nje qeveri dhe kryeminister serioz e jo nje lolo qe fsheh deshtimin, krimin, drogen dhe korrupsionin me atlete e citjane./ Opinion.al