Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NEGOCIATAT NE 2019/ Rama nuk debatoi dot në parlament, shfaqet në ERTV: Më vjen të qesh e të qaj

2018/06/29 at 10:46 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
NEGOCIATAT NE 2019/ Rama nuk debatoi dot në parlament, shfaqet në ERTV: Më vjen të qesh e të qaj

Kryeministri Edi Rama iu shmang dje një debati në parlament me opozitën lidhur me vendimin e vendeve të BE për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë për në 2019. As sot Kryeministri nuk e pranoi se negociatat janë shtyrë, por tha se “nuk kemi humbur 12 muaj, sepse janë 12 muaj punë që do bëheshin njësoj edhe me hapjen e negociatave”.

Mëngjesin e sotëm ai zhvilloi një takim me ambasadorë shqiptarë në vendet e BE dhe nëpunës të Ministrisë së Jashtme e më pas u shfaq para kamerave të ERTV për të përcjell mesazhin bashkë me ministrin Bushati. Në takim nuk mungoi as perfaqesuesja e BE ne Tirane, Romana Vlahutin.

Rama: “Ka një ndryshim midis çeljes së negociatave imediate dhe në 12 muaj, por është shumë formal. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do të na duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë që shkon deri në 12 muaj. Fakti që çelja e negociatave është e caktuar në 2019, por komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor. Nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj punë që do të bëheshin edhe me hapjen e negociatave.”

Ai më tej, u shpreh se nuk ka asnjë kusht shtesë gjatë kësaj periudhe. “Më vjen për të qeshur dhe qarë, kur dëgjoj se Europa ka vendosur 13 kushte, por nuk është kështu. Por këtu nuk është çështje kushtet, por përputhshmërisë së shtetit me vendet anëtare të BE, dy organizmat të bëhen një”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka kapërcyer një moment tejet delikat, pasi ka bërë më se çdo vend tjetër në këtë fazë. Sipas tij, procesi ishte i sofistikuar dhe me mekanizma djallezore.

“Është njohur nga të gjithë, edhe nga ata më skeptikët, që Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në të njëjtën fazë. Ishte një rrezik real që të mbeteshim në këtë moment pa tekst. Të gjithë e dine që dy orë përpara vendimmarrjes nuk kishim tekst për shkak të dinamikës së brendshme të bisedimeve. Reforma në drejtësi te ne është unikale e gjithëpranuar si model që duhet shtrirë më tutje në të gjithë rajonin tonë, me kosto jot ë vogla, për të cilën ne rrezikuam koalicionin qeverisë. Për rëndësinë që ka Europa në ka në këtë territor, fqinjët tanë ndërruan emrin. Procesi është jashtëzakonisht i sofistikuar dhe me mekanizma djallëzorë që vetëm BE mund t’i krijojë dhe ka nevojë për një punë të jashtëzakonshme për të qenë në orar, për të qenë cilësisht të gatshëm për të adresuar problematikat, për të vazhduar thellimin e një procesi që për ne ka nisur”, tha Rama.

/Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin
Kryesore

Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin

10 Nëntor, 2025 5:43 pm
SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

10 Nëntor, 2025 3:24 pm
VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

10 Nëntor, 2025 3:13 pm
Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre
Kryesore

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre

10 Nëntor, 2025 2:25 pm
Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta
Aktualitet

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

10 Nëntor, 2025 2:19 pm
Para
Këto janë gjërat që i ndodhin çdo çifti gjatë pushimeve

Ja pse çiftet që janë vërtetë të lumtur nuk ekspozohen në rrjetet sociale

Kryemadhi në SHBA: Kompanitë e PPP-ve kanë lidhje të forta korruptive me pushtetin

Kryemadhi në SHBA: Kompanitë e PPP-ve kanë lidhje të forta korruptive me pushtetin

Ori Nebiaj flet pa doreza, ja cilët janë meshkujt e njohur që e kanë ngacmuar në emision

Ori Nebiaj flet pa doreza, ja cilët janë meshkujt e njohur që e kanë ngacmuar në emision

TE FUNDIT

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
10 Nëntor, 2025

Luana, transgjinorja e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan thotë se ka ndryshuar gjininë nga mashkull në femër. Ndryshimi...

Lexo më shumë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
10 Nëntor, 2025

Transgjinorja Luana Myrto ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj, që nga momenti...

Lexo më shumë

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
10 Nëntor, 2025

Aprovimi i ligjit për barazinë gjinore ka ndezur një debat të fortë publik. Si temë e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv...

Lexo më shumë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com