“Die Presse” një nga gazetat më prestigjioze në Austri shprehet se Bashkimi Europian ka marrë “de facto” vendimin për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.
Sipas “Die Presse”, Franca, Holanda, Danimarka por edhe Gjermania janë kundër ose nuk votojnë pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut.
Sot Këshilli i Ambasadorëve në BE do i komunikojë këtë komisionerit Johanes Hahn.
Ndërkohë, një diplomat europian i ka thënë gazetës austriake, se vendimi negativ lidhet me procesin e reformave në Shqipëri.
“Shihni protestat ne Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dallosh aty një përpjekje? Dhe të mos harrojmë: Ishte Komisioni Europian që para dy tre vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shteti nga krimi I organizuar.”-tha diplomati për gazetën austriake./ Opinion.al E.Xh.