Yuri Kim, ambasadorja amerikane në vend tonë, ka reaguar në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ambasadorja shkruan në rrjetet sociale se procesi i pranimit në Bashkimin Evropian dhe reformat që kërkohen do ta bëjnë Shqipërinë një vend shumë të fortë.
Kim ka shtuar se SHBA shpreson që Bashkimi Evropain të thotë “Po” për Shqipërinë.
“Procesi i pranimit në BE dhe reformat që kërkohen, do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë. Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë”- shkruan Kim në Twtter, teksa shpërndan mesazhin e shefit të Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi.
“Komisioni Evropian i qëndron fort rekomandimit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që Shtetet Anëtare të marrin një vendim pozitiv në javët e ardhshme”, shkruan ai, pas rekomandimit të sotëm të këtij Komisioni për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ Opinion.al