Kryeministri Edi Rama ka refuzuar paketën e David McAllister, e cila u mbështet edhe nga zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee gjatë takimeve të djeshme në Tiranë, raporton portali “Syri.net” duke cituar burime diplomatike konfidenciale.
Oferta e McAllister parashikon disa ndryshime, që kanë të bëjnë me poste në qeveri, identifikimin elektronik të votuesve dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Të paktën kështu raportonin sot mediat.
Pika ku kishin ngecuar bisedimet ishte pikërisht data e shtyrjes së zgjedhjeve, që nuk pranohej nga Kryeministri Rama më vonë se 23 korriku. Kurse opozita këmbëngul që zgjedhjet të shtyhen për në shtator.
Por, mesa duket këtë paketë të pranuar deri diku nga opozita dhe zyrtari i DASH Yee, e ka refuzuar kryeministri, shkruan Syri. Net.