Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Veri dhe komunat e tjera serbe ka ende struktura ilegale

2016/05/22 at 9:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Në Veri dhe komunat e tjera serbe ka ende struktura ilegale

Pavarësisht se pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013, në komunat me shumicë serbe në Kosovë janë formuar institucionet lokale që funksionojnë brenda sistemit të Kosovës, në këto komuna ende janë aktive strukturat paralele,të ashtuquajturat organe të përkohshme, që financohen nga shteti i Serbisë.


Për më tepër, në disa prej këtyre komunave, ekzistojnë individë, të cilët ushtrojnë funksione në institucionet lokale të Kosovës, por që njëkohësisht janë edhe udhëheqës të strukturave paralele apo të ashtuquajturave organe të përkohshme.

Zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, thonë se pavarësisht shuarjes së disa strukturave paralele deri më tash, si rezultat i marrëveshjeve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë në dialogun në Bruksel, janë të vetëdijshëm se struktura të tilla jolegale janë të pranishme ende në komunat me shumicë serbe.

Strukturat e tilla, sipas tyre, e pengojnë integrimin e plotë të serbëve të Kosovës në institucionet vendore.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Këto struktura, Serbia akoma i mban edhe në komunat ku ka për kryetar përfaqësues të Listës Serbe. Shtrohet pyetja, pse? Sepse edhe këta janë nën ndikimin e plotë të Beogradit. Ka edhe në disa kompani, të cilat ata i konsiderojnë si kompani të tyre ose struktura të ndryshme”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Drejtuesit institucionalë “me dy kapela”

Por, strukturat paralele apo të ashtuquajturat organe të përkohshme, aktualisht drejtohen nga kryetarët apo nënkryetarët e komunave me shumicë serbe brenda sistemit të Kosovës, por që në krye të këtyre strukturave paralele janë emëruar nga Qeveria e Serbisë.

Një prej tyre, Aleksandar Spiriq, aktualisht nënkryetar i komunës së Mitrovicës së veriut, që nga viti 2014, në këtë komunë drejton edhe të ashtuquajturin organ i përkohshëm të mbështetur nga shteti serb.

Sipas tij, kjo strukturë bashkëpunon me institucionet e qeverisjes lokale në Mitrovicë të Veriut, që janë në kuadër të sistemit të Kosovës. Por, siç thotë ai, koha ka treguar se organi i përkohshëm është më funksional se institucionet lokale të dala nga zgjedhjet e Kosovës.

“Detyra e jonë e përbashkët është interesi i qytetarëve. Këtu jemi në detyrën e njëjtë dhe secili rol është i rëndësishëm, i yni dhe i tyre, për krijimin e ambientit më të mirë dhe zgjidhjen e problemeve të grumbulluara në qytet”.

“Për fat të keq, është dëshmuar se komuna e vjetër, e cila ka qenë mjaft funksionale, ka vazhduar të punojë me të njëjtin intensitet. Prishtina është ajo e cila duhet të tregojë se është e gatshme për zbatimin dhe funksionalizimin e plotë të komunës së Mitrovicës Veriore”, thotë Spiriq.

Se komuna e Mitrovicës së veriut nuk është funksionalizuar krejtësisht, këtë e thotë edhe Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës administrative e Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë të veriut.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thekson se Komuna e Mitrovicës së veriut që nga themelimi e deri më tash vazhdon të punojë me kapacitete të kufizuara dhe se nga 16 departamente, funksionojnë vetëm 7 prej tyre.

“Ne ende funksionojmë me kapacitetet e njëjta, edhe pse u kemi bërë kërkesa ministrive relevante për rritjen e numrit të punëtorëve në kuadër të Komunës së Mitrovicës së veriut”, thekson Hoxhiq.

Por, për zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj, çështja e dualizmit institucional në komunat me shumicë serbe, më tepër është problem i natyrës politike.

“Ne jemi në proces të funksionalizimit të komunave në pjesën veriore. A është arritur e tëra? Jo, unë besoj që ka punë edhe në të ardhmen. Ne e dimë që këto probleme nuk mund të shuhen brenda natës, marrin kohë. Unë besoj që edhe disa vite ne do të kemi probleme të tilla në veri. Megjithatë, unë prapë jam i bindur që jemi duke ecur rrugës së drejtë, në mënyrë që kjo një herë e përgjithmonë të rregullohet”, deklaron Gecaj për Radion Evropa e Lirë.

Asociacioni peng i strukturave paralele?

Autoritetet e Kosovës tashmë disa herë kanë ripërsëritur se sipas marrëveshjes së Brukselit, pa shuarjen e të gjitha strukturave paralele dhe jolegale të Serbisë në Kosovë, nuk do të jetësohet Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, i cili është po ashtu produkt i kësaj marrëveshjeje.

Ministrja për dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013, tashmë janë vendosur komunat legale dhe siç i quan ajo “komunat jolegale” do të zhbëhen para themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria nuk do të japë sinjal të gjelbër për themelim të Asociacionit pa u zhbërë të gjitha strukturat e mbetura paralele të Serbisë në Kosovë. Për këtë çështje, do të fillojë punën një grup trepalësh në Bruksel për ta bërë zhbërjen e tyre”, thotë Tahiri.

Por, Spiriq e hedh poshtë mundësinë e shuarjes së strukturave paralele, të cilat ai i quan organe të përkohshme.

“Ndoshta kjo do të ishte dëshira edhe e disa njerëzve tanë që bëhet kjo shuarje, por kjo është ëndërr e cila nuk do të realizohet. Kemi garanci të forta nga Qeveria e Republikës së Serbisë që shuarja e organit të përkohshëm nuk do të ndodhë”, shprehet Spiriq.

“Status quo” e re

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, serbë dhe shqiptarë, vlerësojnë se dokumenti i marrëveshjes në Bruksel e thotë qartë se së pari duhet të shuhen të ashtuquajturat organe të përkohshme të mbështetura nga Serbia dhe pastaj të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, në këtë ndërlidhje, ata e shohin situatën edhe më të komplikuar.

Rangjel Nojkiq, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që, megjithatë, duhet përmbushur kushtet që kërkohen për themelimin e Asociacionit.

“Unë mendoj se, duke marrë parasysh që marrëveshja e Brukselit është mjaft e qartë dhe që Bashkësia e komunave serbe është mjaft e rëndësishme, atëherë duhet që para së gjithash të përmbushen të gjitha kushtet që kjo bashkësi të formohet”.

“Të gjitha tjerat janë më pak të rëndësishme. Por, nëse dikush po insiston që institucionet e tilla nuk do t’i shuaj kurrë, atëherë kjo krijon probleme të caktuara që do të jenë gjithmonë prezente dhe atëherë bashkësia e komunave serbe do të jetë gjithmonë nën pikëpyetje”, thotë Nojkiq.

Petar Miletiq, ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se mund të ndodhë që edhe pas shuarjes së të ashtuquajturave organe të përkohshme, të dalin edhe arsye tjera që ta pengojnë jetësimin e Asociacionit.

“Unë mendoj se arsyet e tilla do të notojnë mbi sipërfaqe edhe pas heqjes së organeve të përkohshme. Mu për këtë arsye më duket se edhe Qeveria në Beograd është kokëfortë që të mos i shpërndajë këto organe të përkohshme. Në këtë mënyrë, ne po sillemi në qark, ndërkaq esenca e rrëfimit është se mungon vullneti politik që fare të formohet Bashkësia”, thekson Miletiq.

Por, Naim Rashiti, analist i Grupit ballkanik për Politika, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se gjithë këtë situatë më së shumti e komplikon çështja ligjore. Sipas tij, në këtë fazë, Serbia nuk mund t’i shuajë institucionet e saj në Kosovë pa ndryshimin e legjislacionit, e mbase edhe Kushtetutës, në aspektin e organizimit territorial të saj.

“Ky komplikim mund ta stërzgjatë shumë zbatimin e Asociacionit, por në veçanti mund ta stërzgjatë shumë shuarjen e institucioneve paralele. Është krijuar një status-quo e re, ku institucionet paralele nuk janë më jolegale, nuk ndiqen ligjërisht dhe nuk kanë bërë ndonjë vepër penale, sepse janë të pranueshme në proces të integrimit. Ndërsa, procesi i integrimit stërzgjatet, nuk përmbyllet, që do të thotë se Asociacioni nuk formohet”, shpjegon Rashiti.

Ai shton se edhe në rast se Asociacioni formohet, kjo nuk do të ndodhë sivjet dhe po ashtu, sipas tij, ky do të ishte edhe një mekanizëm i ri, i cili nuk do të ishte tërësisht funksional dhe me rrezikun që të keq menaxhohet.

Ndryshe, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është paraparë ta përmbyllë integrimin e serbëve në sistemin e Kosovës.

 



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Thellohet kriza politike në Maqedoni

Thellohet kriza politike në Maqedoni

NYT: Si u shndërrua Kosova pro-amerikane në tokë pjellore të ISIS-it?

NYT: Si u shndërrua Kosova pro-amerikane në tokë pjellore të ISIS-it?

E pabesueshme/ Shqiptarët e Turqisë në kërkim të rrënjëve në Shqipëri

E pabesueshme/ Shqiptarët e Turqisë në kërkim të rrënjëve në Shqipëri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com