Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në të 20-at duhet të qëndroni single, ja arsyet

2018/05/26 at 5:27 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Në të 20-at duhet të qëndroni single, ja arsyet

Në jetë duam dikë me të cilin të kalojmë kohën , të  ndajmë pikëpamjet tona, të shohim një film, të përjetojmë aventura. Shumë persona mendojnë se personi më i mirë për ta bërë këtë është një i dashur ose e dashur. Por ka disa arsye pse qëndrimi single (vetëm) rreth të 20-ve mund të jetë më e mira për ju dhe ja ku i kemi 8 prej tyre.


Njihni veten tuaj

Askush nuk e njeh veten aq mirë në të 20-at. Ju jeni ende duke u formuar si një person, prandaj është më mirë të përdorni këtë kohë për të njohur veten tuaj, për të gjetur se çfarë ju pëlqen vërtet dhe për atë që ju me të vërtetë e urreni pa u ndikuar nga një person tjetër. Në këtë mënyrë, do të jeni më të gatshëm për një marrëdhënie më vonë dhe do të dini çfarë të kërkoni tek njerëzit e tjerë. Besoni, kjo do t’ju lejojë të shmangni  marrëdhëniet e këqija dhe zemrën e thyer.

Fokusohuni tek studimet

Të 20-at tuaja është koha më e mirë që të  përqëndroheni në arsim. Në këtë kohë ju nuk jeni ende të ngarkuar me punë dhe familje dhe përgjegjësi të tjera. Ju keni ende kohë për të ndjekur interesat tuaja, për të provuar gjëra të ndryshme, për të fituar shumë njohuri teorike dhe madje për një eksperiencë të vërtetë, e cila me të vërtetë do të jetë në dobinë tuaj më vonë kur të filloni ndërtimin e një karriere. Regjistrohuni në sa më shumë kurse, praktika dhe master-klasa sipas dëshirës.

Ndërtimi i një karriere

Gjatë kësaj moshe bëni mirë edhe përqëndroheni në karrirën tuaj. Domethënë të arrini të kuptoni se ku dëshironi ta shihni veten tuaj dhe të shkoni drejt këtij qëllimi, pa shpërqëndrimin e një marrëdhënieje të re.

Ndërtoni një rrjet mbështetës miqsh

Të dashurit dhe të dashurat vijnë e shkojnë, por miqësia e vërtetë mbetet përgjithmonë. Përdoreni këtë moshë  për të ndërtuar një rrjet të mirë miqsh të cilët do të jenë aty kur ju të keni nevojë për to. Mundohuni të takoni sa më shumë njerëz sepse nuk e dini se çfarë mundësish mund t’ju sjellin.

Eksperimentoni

Eksperimentoni me pamjen tuaj. Askush nuk tha se nëse nuk je në një marrëdhënie, duhet të bëhesh murgeshë. Në vend të kësaj, eksperimentoni sa më shumë që mundeni dhe eksploroni veten dhe trupin tuaj. Përcaktoni se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo.  Kjo do të jetë shumë e dobishme sapo të vendosni të krijoni një marrëdhënie. Do të jetë ndihmë e madhe kur të kërkoni një partner të ardhshëm.

Kurseni para për veten tuaj

Mund të tingëllojë tepër pragmatike, por marrëdhëniet shpesh kërkojnë shpenzime të mëdha. Të gjitha ato netë jashtë, pizza, pije, kushtojnë para dhe askush nuk ka aq shumë para rezervë në të 20-at , prandaj pse të mos kurseni kohën tuaj dhe ta shpenzoni për veten ndërkohë që mund t’ia dedikoni dikujt tjetër? Sapo të krijoni familjen, do të nisë shpenzimi i parave.

Jini spontan

Gjatë të 20-ave tuaja është koha më e mirë për të qenë spontane, gjë që nuk është e lehtë për t’u bërë kur vazhdimisht duhet të marrësh në konsideratë dikë. Të qenit i vetëm ju lejon lirinë për të bërë çfarëdo që të doni sa herë që doni, pa pasur nevojë të mendoni për askënd tjetër përveç jush. Shkoni në atë koncert, shihni atë film, lëvizni në një vend tjetër, është koha juaj.

Udhëtoni

Udhëtimi tashmë kërkon shumë planifikim dhe nëse jeni në një marrëdhënie bëhet dy herë më e vështirë  sepse ju duhet të punoni rreth orarit të tyre. Por nëse jeni i vetëm, mund të udhëtoni sa herë që dëshironi dhe në çdo cep të botës, pa u shqetësuar për askënd. Mund të hipni në një avion në Paris dhe pastaj të ndryshoni mendjen dhe të shkoni në Spanjë nëse doni, kush do t’ju ndalojë?



Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Para
Protesta/ Berisha: “Rama-Xhafa ik”, media ndërkombëtare jehonë protestës opozitare

Protesta/ Berisha: "Rama-Xhafa ik", media ndërkombëtare jehonë protestës opozitare

Habit Astrit Patozi: Protesta e sotme, dy Babalet bëjnë sikur janë në gjak

Habit Astrit Patozi: Protesta e sotme, dy Babalet bëjnë sikur janë në gjak

A bëri mirë Basha që tërhoqi protestuesit nga dhuna?! Çfarë thotë ish-ministri i Drejtësisë

A bëri mirë Basha që tërhoqi protestuesit nga dhuna?! Çfarë thotë ish-ministri i Drejtësisë
















TE FUNDIT

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
4 Janar, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka komentuar arrestimin e Presidentit të Venezuelës, duke thënë se Amerika nuk do të lejojë...

Lexo më shumë

Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
4 Janar, 2026

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores do të paraqiten në gjykatën federale të Manhattanit të hënën....

Lexo më shumë

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
4 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar të dhëna statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga komunitetet emigrante në Shtetet...

Lexo më shumë

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
4 Janar, 2026

Zëvendës-Presidentja Delcy Rodríguez ka marrë drejtimin e vendit pas largimit të Nicolás Maduros, me mbështetjen e plotë të institucioneve gjyqësore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com