Më 21 shkurt, Ferrari do të zbulojë makinën e re, me të cilën do të garojnë në Botëror pilotët Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen. Por në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, drejtuesit e makinës italiane kanë zbuluar për fansat e saj zhurmën e motorit të F1-2016, që do të përdorë një “Power Unit 059/5”. Testet e para dimërore do të zhvillohën nqë Montemelo të Spanjës më 22-25 shkurt, ndërsa gara e parë sezonale do të jetë në Australia, më 20 mars.