Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Spitalin Amerikan, tani shtatzënia në kohën që dëshironi!

2016/06/02 at 11:32 AM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Në Spitalin Amerikan, tani shtatzënia në kohën që dëshironi!

Prof. Dr. Hakan Satiroglu


Shef i Qendrës së Shëndetit të Gruas

Spitali Amerikan

 Për herë të parë në Spitalin Amerikan, të gjitha gratë mund të zgjedhin dhe të vendosin se kur dëshirojnë të bëhen nëna. Kjo metodë e re e aplikuar së fundmi, mundëson ruajtjen e vezëve përmes procesit të ngrirjes. Ngrirja e vezëve, e njohur ndryshe si rioprezervimi i ociteve të njeriut është një proces, në të cilin merren, ngrihen dhe ruhen vezët e një gruaje (ocitet). Më vonë, kur ajo të jetë gati për të mbetur shtatzënë, vezët mund të nxirren nga ngrirja, të fertilizohen dhe të transferohen në mitër.

Krioprezervimi i ociteve ka në fokus tre grupe të caktuara të grave:

  • Gratë e diagnostikuara me kancer që nuk kanë filluar akoma kimioterapinë ose radioterapinë;
  • Gratë që janë në trajtim me anë të teknologjive të riprodhimit të asistuar, të cilat nuk e marrin në konsideratë si alternativë ngrirjen e embrioneve;
  • Gratë që dëshirojnë të ruajnë aftësinë e tyre të ardhme për të pasur fëmijë, ose sepse nuk kanë akoma një partner ose për arsye të tjera personale ose mjekësore.

Jetëgjatësia e riprodhimit të grave është e caktuar dhe varet nga numri i ociteve me të cilat lind ajo. Trajtimi me barna kimoterapeutike dhe radioterapi të legenit për kancer ose sëmundje të tjera të rënda sjell mundësinë e përshpejtimit të dukshëm të dëmtimeve folikulare dhe humbjeve, duke i vendosur gratë që bëjnë këto trajtime në rrezik të menopauzës së hershme.

Krahas kësaj, krioprezervimi i ociteve përfaqëson një alternativë tërheqëse për ato gra që dëshirojnë të shtyjnë lindjen e fëmijëve për më vonë në jetë.

Megjithëse fertilizimi in vitro (IVF-ICSI) me krioprezervim të embrioneve është një metodologji e njohur e ruajtjes së fertilitetit, ai kërkon që pacienti të ketë një partner mashkull. Gratë që ose nuk munden ose nuk dëshirojnë të krioprezervojnë embrionet mund të marrin në konsideratë ruajtjen në bankë të ociteve të maturuara si një alternativë e ruajtjes së fertilitetit. Gjatë 10 viteve të kaluara, metodat për ngrirjen ultra të shpejtë (VITRIFIKIMIN) të ociteve janë përpunuar për të optimizuar mbijetesën e ociteve pas krioprezervimit.

Rezultatet e provave të kontrolluara është provuar se ocitet e ngrira dhe të freskëta japin norma shtatzënie të ngjashme në ciklet IVF, duke mbështetur përdorimin e këtyre teknologjive tek pacientë të moshave 35 vjeç e poshtë dhe aktualisht nuk ka asnjë dëshmi të rritjes së rrezikut nga ky trajtim për të sapolindurit në krahasim me teknologjitë e tjera të asistuara.

Maturimi in Vitro (IVM)

Qendra e Fertilitetit dhe Shëndetit të Gruas / Spitali Amerikan

MIV është një trajtim fertiliteti revolucionar i zhvilluar për të ofruar një alternativë më të sigurtë dhe të lirë.

Maturimi in Vitro (IVM) është një procedurë relativisht e re e ngjashme me fertilizimin in vitro (IVF), por me një diferencë të dallueshme. Diferenca ndërmjet MIN dhe fertilizimit in vitro konvencional (IVF) është se vezët janë të pamaturuara kur merren. Kjo do të thotë se gruaja nuk ka nevojë të marrë aq barna përpara marrjes së vezëve siç mund të marrë nëse do të përdoret FIV konvencional, kur merren vezët.

  • IVF përdor një regjim barnash për maturimin e vezëve të pacientes përpara se të merren nga vezoret;
  • IVM i tërheq vezët kur janë akoma në fazën e pamaturuar, dhe i maturon ato në laborator (in vitro).

Vezët e pamaturuara mblidhen nga vezoret e pastimuluara ose minimalisht të stimuluara nën drejtimin e skanimit me ultratinguj. Vezët e pamaturuara më pas maturohen në laborator për 24-48 orë duke përdorur medium kulture me sasi të vogla të shtuara hormonesh. Injeksioni intracitoplazmik i spermës (ICSI) përdoret për fertilizimin e vezëve te maturuara. Embrionet që dalin transferohen në mitrën e gruas.

IVM mund te jetë ideal për pacientët:

  • Që nuk janë në gjendje të tolerojnë efektet e barnave të nevojshme për nxitjen e maturimit të ociteve.
  • Ruajtja e fertilitetit për pacientët me kancer që janë në fazat e para të rikuperimit
  • Ruajtja e fertilitetit për pacientët me trajtime të tjera,
  • Pacientet me Sindromën e Ovarit Policistik (PCOS) janë në një rrezik të madh nga OHSS, si një alternativë ndaj IVF për vajzat me cikle menstruale normale, (IVM kushton më pak dhe më e sigurtë)
  • Pacientet që vuajnë nga Plakja e Parakohshme e Vezoreve ose Menopauza e Hershme.

Gratë e moshave 35 apo më të reja dhe që kanë një numër gjendrash antrale 10 ose më shumë do të përfitojnë më shumë nga maturimi in vitro.

Spitali Amerikan, është i pari që aplikon këtë metodë të re në vendin tonë, duke garantuar gjithmonë shërbim të specializuar me standartet më të larta për çdo pacient.



Ju sugjerojmë

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Recetat tradicionale të pashkëve, ja çfarë gatuhet më së shumti në këto ditë feste
-Shëndeti

Recetat tradicionale të pashkëve, ja çfarë gatuhet më së shumti në këto ditë feste

20 Prill, 2025 4:57 pm
Para
Foto/ Askush s’më beson se u dobësova në mënyrë natyrale…

Foto/ Askush s'më beson se u dobësova në mënyrë natyrale...

E rëndë, 35 vjeçari shqiptar tenton të vrasë gruan e fëmijët

E rëndë, 35 vjeçari shqiptar tenton të vrasë gruan e fëmijët

Anxhelina dhe Fatmir Hysenbelliu sërish çift?! Fotot i “tradhtojnë”

Anxhelina dhe Fatmir Hysenbelliu sërish çift?! Fotot i “tradhtojnë”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com