Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në shtator vijnë emigrantët e parë, OKB: UNHCR do të mbikëqyrë marrëveshjen Shqipëri-Itali 

2024/08/21 at 9:51 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Numri i emigrantëve, shërbimi shëndetësorë dhe siguria/Detaje të tjera nga marrëveshja Shqipëri-Itali 

Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë e Italisë u shoqërua me shumë debate. Tani OKB bën të ditur se do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes. Ndërkohë numri i emigrantëve në Itali ka rënë dukshëm muajt e fundit. 

Organizata e OKB-së për mbrojtjen e refugjatëve, UNHCR ka bërë të ditur, se do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për transferimin e emigrantëve në kampe në Shqipëri. Këtë e konfirmoi zëdhënësja e UNHCR-së, Louise Donovan të martën për Agjencinë gjermane Katolike të Lajmeve, KNA. Aktivistë për të drejtat e njeriut ka kohë që e kanë kritikuar marrëveshjen dhe janë shprehur kundër ngritjes së kampeve të emigrantëve në brigjet shqiptare. Nga shtatori Italia planifikon të sjellë emigrantët e parë në Shqipëri. 

Sipas Donovan UNHCR planifikon një prezencë tremujore për t’u siguruar aty “se garantohen të drejtat dhe dinjiteti i personave të prekur”.  UNCHR do të marrë një rol vëzhgues por edhe këshillues. Në fokus do të jenë jo vetëm e drejta për azil, por edhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe një proces i drejtë për personat që kanë nevojë për mbrojtje. Në fund të procesit të vëzhgimit, organizata e OKB-së do të paraqesë propozimet e saj të përmirësimit tek qeveria italiane dhe “aktorë të tjerë të interesuar”. 

UNHCR përgjithësisht është kritike ndaj ujdive të transferimit të proceseve të azilit. Sipas Louise Donovan do të kihet kujdes që marrëveshja Shqipëri-Itali “të mos jetë eksternalizim i detyrimeve të azilit dhe që bën kalimin e përgjegjësisë diku tjetër”. 

Ulet numri i emigrantëve ilegalë në Itali 

Sipas një raportimi të Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin, IOM në muajt  e fundit ka rënë ndjeshëm numri i emigrantëve që vijnë me varka në Itali. Sipas të dhënave të IOM ky numër ra me 63% krahasuar me një vit më parë. Kurse sipas një analize vlerësuese të Komisionit Europian ulja e numrit të emigrantëve që vijnë me rrugë detare lidhet me marrëveshjet që BE ka arritur me vendet afrikanoveriore të Mesdheut. Sipas Frontex në vitin në vazhdim është ulur numri i hyrjeve ilegale në BE. Sipas të dhënave deri në korrik kanë ardhur 113.000 emigrantë ilegalë me rrugë detare apo tokësore në BE. 

Por autoritetet e sigurisë në BE paralajmërojnë, se emigrantët po gjejnë rrugë të reja për të hyrë ilegalisht në BE. Në një raport të brendshëm thuhet, se vërehet një “rritje e madhe e kërkesave për azil të mauretanëve të rinj në aeroportin e Madridit, Barajas.” Këta prenotojnë bileta nga qyteti marokan Kasablanca për në Amerikën Jugore dhe e përdorin tranzitin në Madrid për të “grisur pasaportat dhe për të kërkuar azil.”/DW 

Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Përplaset autobusi që transportonte pelegrinë, të paktën 28 të vdekur 

Përplaset autobusi që transportonte pelegrinë, të paktën 28 të vdekur 

Kultivuan 32 mijë rrënjë kanabis/ SPAK dërgon për gjykim 23 persona, 12 prej tyre gra. Dosja i kalon GJKKO 

Kultivuan 32 mijë rrënjë kanabis/ SPAK dërgon për gjykim 23 persona, 12 prej tyre gra. Dosja i kalon GJKKO 

Krimi i pasionit/ Polici takoi bashkëshorten para se të qëllonte me armë 45-vjeçarin, ajo i pranoi lidhjen jashtëmartesore 

Krimi i pasionit/ Polici takoi bashkëshorten para se të qëllonte me armë 45-vjeçarin, ajo i pranoi lidhjen jashtëmartesore 

TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com